HomeCategory

Ekipi

SABINA KODRA u diplomua në Akademinë e Arteve në Tiranë në vitin 1999 në degën regji teatri. Në vitin 2001, ajo krijoi kompaninë shqiptare të filmit ERAFILM dhe bashkë-prodhoi filmin e saj të parë Letra ere, me regji të Edmond Budinë. Së bashku me regjisorin Robert Budina, më pas prodhoi një sërë filma të shkurtër, dokumentarë dhe para se të realizonte komedinë, Ballkan Pazar (2011). Kodra gjithashtu ka mbuluar role të ndryshme si producente ekzekutive, asistent regjisor në bashkëpunime të ndryshme shqiptare dhe ndërkombëtare, duke përfshirë EDUART (2006), filmin e mirënjohur grek Lindje Perëndim Lindje (2009) të Gjergj Xhuvanit dhe HONEYMOONS (2010) me regji të Goran Paskalieviç. Ajo gjithashtu ka prodhuar filmin, AGON (2012) nga Robert Budina (Zgjedhja e Shqipërisë për Filmin më të Mirë të Gjuhëve të Huaja të Akademisë Amerikane, Oscars 2013). Ajo gjithashtu ka prodhuar BOTA nga Iris Elezi dhe Thomas Logoreci (Përfaqsimi i Shqipërisë në garën për Oscar për vitin 2015), bashkë-prodhuar SWORN VIRGIN nga Laura Bispuri (Berlinale Gara Zyertare 2015). Kodra përfundoi kohët e fundit filmin me metrazh të gjatë Streha Mes Reve me regji të Robert Budinës, i cili tashmë është pranuar në garën kryesore të Talinit të 2018 IFF. Në vitin 2018, Sabina Kodra prodhoi dy filma të shkurtër, Emri im është Sonila dhe Me Duar Në Xhepa me dy skenaristë / regjisorë premtues shqiptarë, Suela Bako dhe Ergys Meta. Me Ergys Meta, Sabina po zhvillon aktualisht filmin e tij të parë, Nji Prej Nesh, që do të xhirohet në 2019. Me Suela Bako, Sabina Kodra po zhvillon edhe filmin e saj të parë që do të xhirohet në vitin 2020.

VALBONA SULÇE Gazetare në profesion të lirë që prej 2002 pas një karriere si gazetare televizive 1997-2001. E diplomuar për Gjuhë Letërsi në UT e Tiranës. Përvojë në fushën e marrëdhënieve me publikun dhe arsimin si koordinatore programesh në organizata lokale dhe ndërkombëtare.

SUELA BAKO lindur në vitin 1976, në Tiranë, Shqipëri. Përfundoi studimet e plota për aktrim, 1999, në Akademinë e Arteve në Tiranë. Ka punuar si regjisor dhe producent televiziv nga viti 2002-2013. Ka kryer Masterin për regji filmi dhe televizioni në Universitetin e Arteve në Tiranë.

Ajo ka drejtuar shumë filma të shkurtër si “Shirt Sleves / The Dinner dhe ka fituar çmimin e filmit më të mirë – Gjakova FF 2014. Suela është një aktore dhe regjisore, e njohur për Bloodlands me regji të Steven Kastrissios në vitin 2017, aktorja shqiptare Suela Bako fitoi çmimin çmimi i aktores më të mirë në “Nashville Film Festival” në Shtetet e Bashkuara.

Duke luajtur rolin e Shpresës në zhanrin horror “Bloodlands”, ajo arriti të vlerësohej nga juria dhe të merrte këtë çmim, i cili është jashtëzakonisht i rëndësishëm për aktoren, duke pasur parasysh filmat e tjerë konkurrues.

EGLANTINA CENOMERI ka lindur në Tiranë, Shqipëri në vitin 1981. Fëmijërinë e kaloi në Berlin, Gjermani. Ajo ka mbaruar studimet për regji dhe dramaturgji në Akademinë e Arteve të Bukura, si dhe vazhdoi shkollimin e saj me studime pasuniversitare, duke marrë titullin Master në Filozofi dhe Sociologji nga Universiteti i Shkencave në Tiranë, me temën “Antropologjia e Teatrit”. Karriera e saj filloi si regjisore në Projektin e Regjisorëve të Rinj në Teatrin Kombëtar, me regjinë e “Knepp” të George Goldenberg, si dhe punoi si asistente regjisore, me figura të njohura si Ellen Stewart në teatrin “La Mamma” për “AESCLEPIUS” dhe regjisorin austriak Chris Papke për “Forca e zakonit të Thomas Bernhard”. Si aktore ka interpretuar në produksione të ndryshme teatrale ndërkombëtare, në vepra si “Becket’s Sweet – Thattine – Not I – Quad” me Astragali Teatro dhe “Trojanët” e Vangelis Vasilopoulos. Gjithashtu ka qenë pjesë e trupës aktoriale të “Një dasmë e respektuar” e Bertolt Brecht në Teatrin Kombëtar të Tiranës dhe “Elektra” e Adonis Filipit në Teatrin Kombëtar. Krahas punës skenike, Eglantina ka luajtur në disa filma me metrazh të shkurtër, duke përfshirë “CIGARET E SHTUNËS” dhe “Shenjat” me regji të Odeta Cunaj, i cili fitoi çmim në kategorin e filmit të shkurtër në FILM FEST 2009. Ajo ka aktruar dhe në filma të artistikë si p.sh. produksioni belg “DOSSIER K” me regji të Yan Verhayan, i cili mori Çmimin Special të Jurisë në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Durrës në 2010 dhe “AGON”, një film artistik me regji të Robert Budinës.

IRENA MYZEQARI ka mbaruar studimet doktorale në Shkencat e Komunikimit dhe ka një eksperiencë 9 vjeçare si lektore në Universitetin Europian të Tiranës. Interesat e saj shkencorë lidhen me studimin e komunikimit, medias, identitetit dhe kujtesës kolektive.

EVIS NASTO është gazetare dhe specialiste e komunikimit me 15 vite përvojë. Ajo e filloi karrierën e saj në televizion si gazetare, autore dhe moderatore programesh. Aktiviste në çështjet e detyrave të grave, Evisi ka dashur gjithmonë ta fokusojë punën e saj në denoncimin e rasteve të dhunës ndaj varrit dhe ngritjen e zërit për më shumë barazi gjinore. Ajo ishte pedagoge e të folurit publik në UNYT.

SUELA MUSTA Është diplomuar për Gazetari dhe ka mbrojtjur tezën e Doktoraturës, pranë Departamentit të Gazetarisë dhe Shkencave të Komunikimit, Fakulteti Filologjik, Universiteti Tiranë. Në vitin 2011 kreu studimet Master për Marrëdhënie Ndërkombëtare në Fakultetin Histori-Filologjisë. Fillimet e karrierës në Gazetari, Znj. Musta i ka në televizionet e para private, në fushën e politikës dhe kronikës parlamentare si ish televizioni  “Arbëria”, “Telenorba”, ( 1998-200 ) dhe më pas për pesë vite si gazetare dhe redaktore politike në Top Albania Radio, radio e parë kombëtare private . Gjatë konfliktit etnik në Kosovë, 1999,   ajo ka bashkëpunuar me disa media të shtypit dhe stacione televizive të Italisë si (Rai Uno, Gazeta “La Stampa”, si dhe me disa të përditshme  të shtypit evropian të kohës. Ajo ka qenë korrespondente e Shqipërisë për Institutin e Studimeve për Çështjet e Luftës dhe Paqes (IWPR) me qendër në Londër, ka punuar freelance në Radion “Evropa e Lirë” me qendër në Pragë dhe korrespondente e saj në Shqipëri në vitet 2007-2009, si dhe korrespondente për Shërbimin shqip në Radio-Televizionin Turk. Në periudhën 2005-2007 ka qenë koordinatore projektesh në Shoqatën “Gazetarët e Terrenit”. Për periudhën nga 2006-2008 ka qenë Zëdhënëse dhe Këshilltare për Marrëdhëniet me Publikun në Ministrinë e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve dhe më pas ka punuar si Koordinatore e Sektorit të Informacionit dhe Komunikimit. Ajo ka punuar si Koordinatore Projektesh në Qendrën Shqiptare për Integrimin Rinor gjatë viteve 2010- 2013 dhe më pas ka bashkëpunuar me disa organizata joqeveritare në fushën e të drejtave dhe promovimit të vajzave dhe grave. Prej vitit 2008-2013 punoi si Përgjegjëse e faqes së Internetit, në Kuvendin e Shqipërisë. Në korrik të vitit 2010 u zgjodh nga Parlamenti Shqiptar si anëtare e Këshillit Drejtues të Këshillit Kombëtar të Radios dhe Televizionit ( AMA). Znj. Musta është autore e artikujve të ndryshëm në revista shkencore brenda dhe jashtë vendit, si dhe ka qenë bashkëpunëtore e rregullt e revistës tremujore “Tribuna e Kuvendit”dhe  botimi “Diplomacia Parlamentare”,në vitet 2009-2013. Njëherësh ka punuar dhe në revistën Almanak i MTKRS, vitet  2006-2008.  Znj. Musta ka kryer një sërë trajnimesh dhe specializime në vende të ndryshme të Evropës, SHBA dhe Afrikë.  Ajo flet italisht, anglisht, frëngjisht dhe spanjisht.

NULL