Forumet AWA

Forumet AWA janë veprimtari edukuese rreth seksizmit në media.

6 forume diskutimi u mbajten ne periudhen maj-nentor 2020 me studente te UT Te Tiranes, UT te Elbasanit, Kolegjit Universitar Beder, Akademise se Arteve, Universitetit Marin Barleti dhe nje forum i posacem me gazetare dhe aktiviste te shoqerise civile. Me perjashtim te Akademise se Arteve, te gjitha forumet e tjera u mbajten online ne platformen Zoom. Foles nga AWA ishin Suela Bako, Ema Andrea, Sabina Kodra dhe Rafaela Rica, moderimin e kreu Valbona Sulce Kolgeci. Rreth 137 studente, pedagoge e aktiviste/gazetare u perfshine ne forume lidhur me gjendjen e seksizmit ne media, nevojen per te identifikuar sakte raste te tilla dhe raportimin e tyre prane AMA-s. Në njërin nga forumet mori pjesë anetarja e AMA-s Suela Musta, ndersa ne te fundit drejtueset e Teatrit Metropol sollen pervoja personale te kultures seksiste ne sektorin e artit. Forumet paten jehone te mire ne rrjetet sociale dhe pelqimet per faqen gjate periudhes se forumeve njohen rritje.

U prodhuan 3 video shpjeguese per seksizmin ne media. E para ishte nje pershtatje ne shqip e Institutit seejane.org , ndersa e dyta dhe e treta , u realizuan me figura te audiovizualit shqiptar qe shpjegojne c’eshte seksizmi ne media, pse eshte i demshem dhe si mund ta parandalojme. Te tre videot jane shperndare ne Facebook dhe Instagram dhe kane marre nje numer te konsiderueshem shikimesh e pelqimesh, sidomos videoja e dyte.
Rezultatet:

Rreth 100 studente te degeve te gazetarise dhe medias moren pjese ne forumet AËA. Per shumicen e studenteve qe moren pjese ne forume, ishte hera e pare qe trajtonin temen e seksizmit dhe diskriminimit gjinor ne media. Gjate diskutimeve doli ne pah formimi I tyre stereotipik lidhur me figuren e gruas ne media. Pas forumeve, ata/o jane shprehur se tashme do te kene nje qasje tjeter ndaj produkteve mediatike si dhe do te jene me aktive ne raportimin e produkteve seksiste ne media. Me fjalet e studenteve, para Forumeve ata nuk kishin dijeni si mund te reagonin kunder ketyre permbajtjeve , ndersa tani e dine ku t’i adresojne shqetesimet e tyre. Studentet e UT Te Prishtines krijuan nje video ndergjegjesuese kunder seksizmit ne tekstet e kengeve , e cila u shpernda masivisht ne faqen Facebook te AWA-s duke sherbyer si shembull per t’u replikuar nga studentet e tjere. Studentet moren njohuri edhe per kuadrin ligjor dhe mungesat ne legjislacion lidhur me seksizmin ne media dhe u angazhuan t’i bashkohen cdo nisme qe do te kerkoje plotesimin e ketyre hendeqeve.
Pedagoget qe moren pjese ne forumet e AWA-s, kerkuan te perdorin disa nga materialet e perdorura gjate prezantimeve si reference per studentet e tyre. Ne UT Beder, ku ekziston dhe Klubi I Grave dhe Vajzave, u angazhuan qe te organizojne leksione te hapura me figura te audiovizualit per te folur vazhdimisht rreth kesaj teme. UT i Elbasanit do te shtyje perpara nje kerkese drejtuar Ministrise se Arsimit lidhur me rishikimin e teksteve shkollore per stereotipet gjinore, nisur nga dy studime qe jane bere ne kete UT nga pedagoge e studente lidhur me kete tematike.

Ne tetor, AEWA nisi nje minifushate monitorimi me titull #nomoremanels me fokus programet talk shoë në televizionet kryesore. Qellimi ishte terheqja e vemendjes per numrin shume te ulet te grave pjesemarese ne debate televizive. Pas kesaj fushate, nje nga pjesemarreset ne Forum na dergoi disa monitorime vetjake qe aj kishte kryer pas javes se pare, duke cituar edhe fushaten AËA. Po ashtu, nga aktivistet e shoqerise civile, pati nje raportim prane Keshillit Shqiptar te Medias per shkelje etike ne nje artikull qe fokusohej tek veshja e deputeteve te Parlamentit, per te cilen Bordi, edhe pse jo unanim ne votim, gjykoi qe nuk perbente seksizem. Kjo vjen edhe nga fakti qe ne kuadrin ligjor ekzistues nuk ka nje percaktim te qarte te seksizmit ne media, dicka per te cilen AEWA po punon per ta korrigjuar.
Nëse dëshironi të organizoni një forum AWA në komunitetin tuaj, lutem na shkruani në adresen: awa.albania@gmail.com