Avokatësi

AWA ka ndërmarrë nismën për rishikimin e kuadrit ligjor për audiovizualin që lidhet me barazinë gjinore dhe luftën ndaj seksizmit. Më poshtë mund të lexoni studimet e realizuara nga AWA dhe praktikat më të mira europiane dhe botërore.

https://albanianwomaninaudiovisual.com/wp-content/uploads/2021/06/img-floater-1.png

Studime AWA

Analizë e legjislacionit vendor dhe përvoja ndërkombëtare mbi seksizmin dhe përfaqësimin gjinor në sektorin audiovizual

Sipas përkufizimit të Observatorit Europian të Audovizualit, sektori audiovizual i referohet të gjitha mediave, përvec shtypit. Kjo do të thotë se kinemaja, televizioni, radioja, videot, dhe shërbimet e ndryshme on-demand (sic janë video on demand, ose Catch Up TV) janë të gjithë sektorë të industrisë audiovizuale.

Në këtë kuptim, në Shqipëri sektori audiovizual rregullohet nga ligji “Për Mediat Audiovizive në Republikën e Shqipërisë” nr 97/2013 dhe i ndryshuar në vitin 2019, Kodi i Transmetimit për Mediat Audiovizive në Shqipëri, si dhe ligji nr.8096 “Për Kinematografinë”. Ligjet dhe Kodi garantojnë respektimin e rregullave dhe normave te vendosura për të rregulluar sektorin audiovizual.

Një nga dukuritë më shqetësuese të sektorit audioviziv në Shqipëri është fenomeni i seksizmit, gjuhës së dhunës me bazë gjinore, mos pasqyrimi i balancuar i realitetit social, portretizimi i grave në pozita inferiore, degraduese, stereotipizuese etj.

Me anë të këtij punimi, dëshirojmë të hedhim dritë mbi dy aspekte të rëndësishme të grave në audiovizual: seksizmin dhe barazinë gjinore në vendimmarrje. Shpresojmë të theksojmë rëndësinë e luftës ndaj seksizmit, ekspozimin e situatës reale të barazisë gjinore në audiovizual, nevojën për adresim urgjent të problematikës së barazisë gjinore si edhe identifikimin e hapësirave për ndërhyrje legjislative në ligjet që mbulojnë sektorin dhe ligjet e lidhura me to.

Punimi ofron nga njëra anë, propozime konkrete ligjore për të pasqyruar realitetin social në lenten e anti seksizmit dhe në anën tjetër, për të garantuar zbatimin e ligjit “Për barazinë Gjinore” në sektorin audioviziv në Shqipëri.

Cështje të barazisë gjinore në sektorin audioviziv në Shqipëri- bashkëautor

Raporti bën thirrje për aksion pohues për ta ndryshuar këtë situatë. Fokusi i raportit është te strukturat publike që veprojnë në fushën e audiovizualit, duke qenë të ndërgjegjshëm që edhe mediat private kanë peshën e vet për të reflektuar herët a vonë, parimet e barazisë gjinore.

Raporti “Përfaqësimi gjinor në sektorin publik audioviziv në Shqipëri” hapet me situatën e barazisë gjinore në sektorin audiovizual në vendet e Bashkimit Evropian, duke patur parasysh procesin e integrimit të Shqipërisë në këtë bashkim shtetesh e vlerash.

Seksizmi në median audiovizive

Seksizëm” është: çdo akt, veprim, gjest, përfaqësim vizual, fjalë të shkruara ose të thëna në median audiovizive, praktika ose sjellje të bazuara në idenë se një person ose grup personash është inferior për shkak të gjinisë, që ndodh nësferën publikeose private, online ose offline, me efekt dhe qëllim dhunimin e dinjitetit të njeriut, të drejtat dhe liritë themelore të një personi apo grupi personash, shtetas shqiptarë, të huaj apo pa 

shtetësi që rezulton në dëm ose vuajtjefizike, seksuale, psikologjikeose socio-ekonomikendaj një personi apo grupi personash, shtetas shqiptarë, të huaj apo pa shtetësi ose që krijon apo ushqen krijimin e një mjedisi që ngjall frikë, armiqësor, degradues, fyesose poshtërues, ose ushqen apo synon ruajtjen dhe përforcimin e stereotipeve gjinore.

Praktika të mira

Studimi i rrjetit EWA për pabarazinë gjinore në industrinë e filmit

Ku janë gratë regjisore në filmat europiane? Raport i barazisë gjinore të regjisoreve/2006-2013

Ky raport është finalizimi i një procesi dyvjecar dhe bën bashkë kërkime krahasuese nga 7 vende europiane: Austri, Kroaci, Francë, Gjermani, Itali, Suedi dhe Mbretëria e Bashkuar. Raporti i plotë në linkun më poshtë:

Projekti 50:50, BBC

Projekti i barazisë 50:50 është i përkushtuar të frymëzojë dhe mbështesë BBC dhe organizatat kudo në botë për të krijuar vazhdimisht gazetarë dhe përmbajtje mediatike që e përfaqëson në mënyrë të ndershme botën tonë. Kjo nismë e lindur në redaksinë e Londrës së BBC-s, përdor një metodologji që mbështetet në të dhëna, krijueshmëri, prakticitet dhe pasion për të ndryshuar në mënyrë thelbësore përfaqësimin në media. Më shumë, mund të lexoni këtu:

Udhëzimet e EBU për barazinë gjinore

Ky raport shqyrton strategjitë ku bazohet një organizatë mediatike me barazi gjinore: të dhëna të vendit të punës dhe reagim i personaleit për të diagnosikuar cështjet, politika efektive të vendit të punës për të mbështetur barazinë e mundësive dhe mundësimi i një kulture pozitive në vendin e punës nëpërmjet fleksibilitetit, lidershipit dhe sjelljes për të mbajtur talentet.

Më shumë:

Treguesi i UNESCO-s për barazinë gjinore

UNESCO, në bashkëpunim me Federatën Ndërkombëtare të Gazetarëve dhe shumë partnerë të tjerë, ka përpunuar këtë kornizë globale të Treguesve me Ndjeshmëri Gjinore për Mediat (TNGJM) [në anglisht: Gender-Sensitive Indicators for Media (GSIM)]. Kjo është pjesë e një sërë treguesish që po hartohen në të gjithë sektorët e organizatës për të mundësuar një vlerësim apo diagnozë efektive të fushave brenda mandatit të UNESCO-së për zhvillimin e mediave.