Suela Musta

SUELA MUSTA Është diplomuar për Gazetari dhe ka mbrojtjur tezën e Doktoraturës, pranë Departamentit të Gazetarisë dhe Shkencave të Komunikimit, Fakulteti Filologjik, Universiteti Tiranë. Në vitin 2011 kreu studimet Master për Marrëdhënie Ndërkombëtare në Fakultetin Histori-Filologjisë. Fillimet e karrierës në Gazetari, Znj. Musta i ka në televizionet e para private, në fushën e politikës dhe kronikës parlamentare si ish televizioni  “Arbëria”, “Telenorba”, ( 1998-200 ) dhe më pas për pesë vite si gazetare dhe redaktore politike në Top Albania Radio, radio e parë kombëtare private . Gjatë konfliktit etnik në Kosovë, 1999,   ajo ka bashkëpunuar me disa media të shtypit dhe stacione televizive të Italisë si (Rai Uno, Gazeta “La Stampa”, si dhe me disa të përditshme  të shtypit evropian të kohës. Ajo ka qenë korrespondente e Shqipërisë për Institutin e Studimeve për Çështjet e Luftës dhe Paqes (IWPR) me qendër në Londër, ka punuar freelance në Radion “Evropa e Lirë” me qendër në Pragë dhe korrespondente e saj në Shqipëri në vitet 2007-2009, si dhe korrespondente për Shërbimin shqip në Radio-Televizionin Turk. Në periudhën 2005-2007 ka qenë koordinatore projektesh në Shoqatën “Gazetarët e Terrenit”. Për periudhën nga 2006-2008 ka qenë Zëdhënëse dhe Këshilltare për Marrëdhëniet me Publikun në Ministrinë e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve dhe më pas ka punuar si Koordinatore e Sektorit të Informacionit dhe Komunikimit. Ajo ka punuar si Koordinatore Projektesh në Qendrën Shqiptare për Integrimin Rinor gjatë viteve 2010- 2013 dhe më pas ka bashkëpunuar me disa organizata joqeveritare në fushën e të drejtave dhe promovimit të vajzave dhe grave. Prej vitit 2008-2013 punoi si Përgjegjëse e faqes së Internetit, në Kuvendin e Shqipërisë. Në korrik të vitit 2010 u zgjodh nga Parlamenti Shqiptar si anëtare e Këshillit Drejtues të Këshillit Kombëtar të Radios dhe Televizionit ( AMA). Znj. Musta është autore e artikujve të ndryshëm në revista shkencore brenda dhe jashtë vendit, si dhe ka qenë bashkëpunëtore e rregullt e revistës tremujore “Tribuna e Kuvendit”dhe  botimi “Diplomacia Parlamentare”,në vitet 2009-2013. Njëherësh ka punuar dhe në revistën Almanak i MTKRS, vitet  2006-2008.  Znj. Musta ka kryer një sërë trajnimesh dhe specializime në vende të ndryshme të Evropës, SHBA dhe Afrikë.  Ajo flet italisht, anglisht, frëngjisht dhe spanjisht.

9 comments

Leave a Reply

Your email address will not be published.