Promovimi dhe mbrojtja e interesave dhe të drejtave të grave dhe vajzave në sektorin Audiovizual, kinematografik dhe multimedial për përfaqësim dhe punësim dinjitoz nëpërmjet përmirësimit të kuadrit ligjor kombëtar sipas praktikave më të mira botërore të barazisë gjinore, ngritjes së kapaciteteve të profesionistëve të fushës dhe edukimit të publikut.
Përmes aktiviteteve të ndryshme synohet edukimi, informimi dhe sensibilizimi i publikut mbi rolin dhe rëndësinë e barazisë gjinore në
sektorin audiovizual.
Përmes veprimtarive të ndryshme, AWA realizon monitorimin dhe reagimin ndaj të gjitha fenomeneve negative që cenojnë interesat
dhe të drejtat e grave dhe vajzave në sektorin e medias audiovizuale.
Të anëtarëve të shoqatës përmes programeve të trajnimit, promovimit të praktikave më të mira, organizimit të seminareve, tryezave të
rrumbullakëta, studimeve dhe konferencave të ndryshme.
Për çështje që lidhen me rolin e rëndësishëm vendimarrës të gruas në median audiovizuale, të drejtën për informim, veçanërisht sa i takon legjislacionit në këtë sektor.
Vizioni
AWA punon për një sektori audioviziv në Shqipëri ku gratë dhe burrat kanë mundësi të barabarta 50/50 për përfaqësim në vendimarrje, kualifikime profesionale dhe realizim projektesh dhe shërben si një model i praktikave më të mira në fushën e medias audiovizive, kinematografike dhe multimediale.
Ky është një dokumentar i fuqishëm që tregon dhe rrugët e zgjidhjes duke fuqizuar gratë që duan të dalin nga cikli i dhunës
Yuri Kim
Ambasadorja e SHBA-ve në Shqipëri, Tetor 2021
Forumet AWA ishin një mjet i shkelqyer për të rritur ndërgjegjësimin tonë rreth seksizmit në media dhe mënyrave për ta luftuar atë.
Xhensila Mirashi
Aktiviste, Korcë
Ju përgëzoj për këtë nismë ( fushata kundër dhunës ndaj gruas). Më pelqeu e gjithë ideja në tërësi, dhe sidomos përfshirja e meshkujve në mesazhin sensibilizues.
Nada Dosti
Gazetare
Forumet AWA është një nismë fantastike, e kam pritur prej kohësh!