Thirrje për Aplikim – Ekspert për Monitorimin e Medias
Në kuadër të projektit “Reporting Diversity Network – The New Agenda”, bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian, organizata Albanian Women in Audiovisual (AWA) kërkon të kontraktojë një Ekspert për Monitorimin e Medias, i/e cili/a do të jetë përgjegjës/e për realizimin e detyrave të mëposhtme:
Rreth Nesh:
AWA është një organizatë jofitimprurëse që ka në fokus promovimin dhe mbështetjen e grave në sektorin audiovizual. Si organizatë unike në Shqipëri, AWA angazhohet për të përmirësuar legjislacionin, për të fuqizuar kapacitetet profesionale të grave mbi çështjet gjinore dhe për të edukuar të rinjtë me aftësi për edukim mediatik.
AWA është pozicionuar si një qendër feministe mediatike, që zhvillon fushata mediatike dhe prodhon përmbajtje duke përdorur teknologjinë e informacionit dhe komunikimit (ICT) si një mjet kryesor për të arritur publikun, përfshirë: podcast-e, edutainment dhe përmbajtje për rrjete sociale.
Rreth Projektit:
Që nga marsi i vitit 2023, AWA po zbaton projektin “Reporting Diversity Network – The New Agenda”, i bashkëfinancuar nga BE.
Rrjeti RDN ka për qëllim të forcojë rolin e shoqërisë civile në kundërshtimin e narrativave përçarëse dhe zëvendësimin e tyre me një diskurs pozitiv, që ndihmon në promovimin e marrëdhënieve të mira fqinjësore dhe respektin për diversitetin. RDN synon të shfrytëzojë legjislacionin ekzistues dhe të kombinojë metodologji novatore për të ekspozuar rastet më problematike të përdorimit të medias për mesazhe urrejtjeje dhe frikësimi.
Detyrat e Ekspertit:
Monitorimi i medias në Shqipëri në mënyrë mujore sipas metodologjisë së RDN.
Identifikimi i 1–5 rasteve të gjuhës së urrejtjes në muaj dhe ndihmë në përgatitjen e reagimeve.
Raportimi i rasteve të identifikuara pranë koordinatorit të projektit AWA.
Plotësimi i formularit për incidentet sipas udhëzimeve të koordinatorit të projektit.
Përgatitja e reagimeve dhe analizave për rastet e përzgjedhura.
Pjesëmarrje në takime çdo dy muaj me ekipin e monitorimit.
Kualifikimet e Kërkuara:
Minimumi 3 vite përvojë në monitorim mediatik (analiza sasiore dhe cilësore).
Shembuj pune të mëparshme.
Aftësi për të përgatitur raporte në formë miqësore për përdoruesin.
Përdorim i platformave të aksesueshme në internet dhe celular.
Akses në burime të shtypit të shkruar, televizioneve, radiove dhe mediave online në nivel kombëtar.
Njohuri të shkëlqyera të gjuhës shqipe dhe angleze.
Aftësi për të përmbushur afatet dhe për të punuar nën presion.
Fleksibilitet për të përmbushur nevojat e AWA dhe RDN.
Përvojë e mëparshme në rrjete rajonale monitorimi.
Kushtet e Bashkëpunimit:
Eksperti do të punojë jashtë zyrave të AWA/RDN përveç takimeve të planifikuara sipas nevojës.
📅 Kohëzgjatja e kontratës:
Qershor 2025 – Shkurt 2027 (me mundësi zgjatjeje sipas performancës dhe burimeve)
Si të Aplikoni:
Kandidatët e interesuar janë të lutur të dërgojnë dokumentet e mëposhtme me subjektin:
“Ekspert: Monitorimi i Medias” në emailin: awa.albania@gmail.com
Afati i fundit: 15 Korrik 2025
📎 Dokumentet që duhen dërguar:
Letër interesi
CV
Ofertë financiare (shprehur në EUR bruto)
Preferohet dokumenti i regjistrimit tatimor