Eglantina Cenomeri

EGLANTINA CENOMERI ka lindur në Tiranë, Shqipëri në vitin 1981. Fëmijërinë e kaloi në Berlin, Gjermani. Ajo ka mbaruar studimet për regji dhe dramaturgji në Akademinë e Arteve të Bukura, si dhe vazhdoi shkollimin e saj me studime pasuniversitare, duke marrë titullin Master në Filozofi dhe Sociologji nga Universiteti i Shkencave në Tiranë, me temën “Antropologjia e Teatrit”. Karriera e saj filloi si regjisore në Projektin e Regjisorëve të Rinj në Teatrin Kombëtar, me regjinë e “Knepp” të George Goldenberg, si dhe punoi si asistente regjisore, me figura të njohura si Ellen Stewart në teatrin “La Mamma” për “AESCLEPIUS” dhe regjisorin austriak Chris Papke për “Forca e zakonit të Thomas Bernhard”. Si aktore ka interpretuar në produksione të ndryshme teatrale ndërkombëtare, në vepra si “Becket’s Sweet – Thattine – Not I – Quad” me Astragali Teatro dhe “Trojanët” e Vangelis Vasilopoulos. Gjithashtu ka qenë pjesë e trupës aktoriale të “Një dasmë e respektuar” e Bertolt Brecht në Teatrin Kombëtar të Tiranës dhe “Elektra” e Adonis Filipit në Teatrin Kombëtar. Krahas punës skenike, Eglantina ka luajtur në disa filma me metrazh të shkurtër, duke përfshirë “CIGARET E SHTUNËS” dhe “Shenjat” me regji të Odeta Cunaj, i cili fitoi çmim në kategorin e filmit të shkurtër në FILM FEST 2009. Ajo ka aktruar dhe në filma të artistikë si p.sh. produksioni belg “DOSSIER K” me regji të Yan Verhayan, i cili mori Çmimin Special të Jurisë në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Durrës në 2010 dhe “AGON”, një film artistik me regji të Robert Budinës.