AWA shfaq me sukses dokumentarin ” Te dalesh mbi dhunen”

6 Tetor, 2021by admin
WhatsApp Image 2021-11-12 at 8.19.19 AM (1)
WhatsApp Image 2021-11-12 at 8.19.19 AM
WhatsApp Image 2021-11-12 at 8.19.20 AM (1)
WhatsApp Image 2021-11-12 at 8.19.20 AM
WhatsApp Image 2021-11-12 at 8.19.21 AM
WhatsApp Image 2021-11-12 at 8.19.22 AM (1)
WhatsApp Image 2021-11-12 at 8.19.22 AM
WhatsApp Image 2021-11-12 at 8.19.23 AM (1)
WhatsApp Image 2021-11-12 at 8.19.23 AM
WhatsApp Image 2021-11-12 at 8.19.24 AM
Tirane, 6 Tetor

 

Rreth 70 vete ndoqen mbreme ne kinema Millenium premieren e dokumentarit ” Te dalesh mbi dhunen”, nje projekt i mbeshtetur nga Programi i Granteve te Vogla te Ambasades se SHBA-ve ne Tirane.

 

Dokumentari me skenar te Valbona Sulces, regji te Suela Bakos, kamera te Armelin Llanaj e Subjon Dumes, me gazetare Anila Hoxha e Evis Nasto, postproduksion Adi Guri, solli per here te pare ne ekran nje rrugetim ne mekanizmin e referimit kunder dhunes, nepermjet historive reale te 4 grave. Xhirimet zgjaten 5 muaj ne Tirane, Elbasan e Pogradec, ndersa u perfshi dhe periudha e karantinimit prej pandemise.

 

Ne fjalen pershendetese, zj Sabina Kodra, kryetare e AWA theksoi se lufta ndaj dhunes ndaj grave eshte mision i AWA-s. ” Ky dokumentar eshte ne vazhdim te perpjekjeve tona per t’i dhene ze grave te dhunuara, sic beme me fushaten ” Gruaja e dhunuar eshte si toke e helmuar”. Une do te thosha se nje shoqeri e dhunuar eshte nje shoqeri e helmuar.”

 

Me pas, Valbona Sulce dhe Suela Bako treguan shkurt per audiencen qellimin e dokumentarit.

 

” Ky dokumentar eshte nje deshmi e asaj se, cfare ka ndodhur ne keto 15 vjet qe nga miratimi i ligjit kunder dhunes ne familje, tha zj Sulce . “Ne Shqiperi jepen mesatarisht 300 urdhra mbrojtjeje ne vit. Keto gra ne nuk I shohim. Grate shfaqen ne ekran vetem kur vriten.Ky eshte nje dokumentar qe u kushtohet Grave te gjalla, grave qe luftojne, grave qe nuk dorezohen, grave qe besojne se me ndihmen e institucioneve ka jete pertej dhunes. Por edhe te gjithe atyre burrave e grave qe punojne cdo dite per t’I shkeputur grate nga vargonjte e dhunes, qe nga policia, te prokurori, te gjykatesi, mesuesja apo mjeku I familjes, administrator shoqeror apo koordinatoret kunder dhunes ne bashki dhe te gjitha organizatat e shoqerise civile, gazetaret te cilet dhe kur marrin kercenime, nuk terhiqen, por I ndihmojne deri ne fund. Doja nje dokumentar me gra qe ia kane dale ti mbijetojne dhunes , doja portretin e nje luftetareje qe ia ka dale. Sepse luftetaret frymezojne, fuqizojne, japin kurajo. Viktimat nuk e bejne dot kete.” -perfundoi ajo.

 

Suela Bako u ndal te procesi i rrefimit te dhunes nga deshmitaret e intervistuara , duke i falenderuar ato per bashkepunimin dhe pjesemarrjen ne kete proces kaq te rendesishem sic eshte rrefimi i daljes nga dhuna.

 

Ambasadorja e SHBA-se ne Tirane Yuri Kim falenderoi  organizatoret per eventin dhe theksoi ne fjalen e saj pas dokumentarit se kishte mbetur e mbresuar pozitivisht nga dokumentari. ” Te dhenat e UN Women tregojne se 1 ne 3 gra ne bote dhunohet. Kjo eshte nje shifer alarmante. Po nese te gjitha institucionet e bejne punen e vet, nese prokurori ndjek penalisht dhunuesin, policia merr serozisht kallezimin penal, mund te fitohet kjo beteje. Le te bejme secili punen tone!”, perfundoi ajo. Zj Kim e la te hapur mundesine per bashkepunime  te tjera ne te ardhmen me AWA-n  per ti dhene ze kauzes se mbrojtjes se grave nga dhuna ne familje.

 

Pas premieres, dokumentari do te shfaqet ne qytete te ndryshme, me kerkese te organizatave te shoqerise civile, universiteteve, shkollave, bashkive per te rritur ndergjegjesimin rreth kesaj teme dhe per te hapur nje diskutim se cfare mund te permiresohet.

 

AWA falenderon gjithe pjesemarresit per komentet pozitive dhe mbetet e vendosur te vazhdoje misionin e fuqizimit te grave shqiptare me te gjitha forcat e saj.