Skip to content Skip to footer

Monthly Archives: Prill 2024

Tirana i bashkohet fushatës kundër ngacmimit seksual #unetregoj

11 prill 2024- Fushata e hapur kundër ngacmimit seksual me titullin “Unë tregoj” nga AWA dhe UNDP Albania ka tërhequr vëmendjen e mijëra qytetarëve në gjithë Bashkinë e Tiranës.

Fushata e cila nisi në datën 6 mars 2024 nën sloganin “Ky qytet nuk hesht, por flet kundër ngacmimit seksual” vendosi për një muaj rresht mesazhe në vende publike si qendra e qytetit, Rruga e Elbasanit, Tirana e Re dhe Kombinati.  Gjithashtu 800.000 – 900.000 pasagjerë që udhëtuan përgjatë muajit mars me linjat e transportit urban të Kamzës u informuan nëpërmjet njoftimeve të ngjitura në të 70 autobusët e linjës se ku mund të raportohet ngacmimi seksual përmes numrave të Policisë së Shtetit, Linjave të Këshillimit për Gratë dhe Fëmijët.

Përgjatë kësaj kohe, në kuadër të lëvizjes kundër ngacmimit dhe dhunës seksuale AWA ka nisur edhe sfidën #unëtregoj në rrjetet sociale, me qëllim ndërgjegjësimin e shoqërisë shqiptare rreth fenomenit të ngacmimit seksual. Sfida, deri tani ka arritur rreth 250 mijë shikime, kurse pjesë e saj janë bërë personazhe publik sikurse: Flutura Açka, Enkel Demi, Merita Bakiu, Erisa Xhixho, Etilda Gjonaj, Migena Shyti Kapllani, Lela Xhafa, Sevim Arbana, Geri Emiri, Ema Andrea, Suela Bako, Irena Myzeqari, Elga Mitre, Ines Shehu, Gentiana Susaj, Sabina Kodra, Erisilda Shpata, Sonila Boriçi, Florian Haçkaj, Bledar Milaqi, Edlira Ruzi, Eriada Çela, etj. Gjithashtu sfidën e kanë shpërndarë organizatat partnere si AWEN-Rrjeti i fuqizimit të Gruas, Aleanca Gjinore për Zhvillim, qendra Vatra, YWCA Albania, “Të ndryshëm e të barabartë”, shoqata  “Gender, Paqe e Siguri,” etj.

Fushata në rrjetet sociale vazhdon edhe gjatë muajit prill duke tërhequr vëmendjen e grave dhe burrave, djemve dhe vajzave, të cilët besojnë se duke treguar, ne kemi mundësi për t’i fuqizuar zërat e heshtur.

Kjo fushatë e projektuar nga “Albanian Woman in Audiovisual” në kuadër të Programit të Përbashkët të Kombeve të Bashkuara: “T’i japim fund dhunës ndaj grave” i financuar nga Qeveria e Suedisë dhe i zbatuar nga UNDP dhe agjenci tjera të OKB-së në Shqipëri do të vijojë me publikimin e serisë së podkasteve “Unë Tregoj” me rrëfimet e të mbijetuarave nga ngacmimi apo sulmi seksual dhe analizën /këshillat e ekspertëve për të reaguar ndaj situatave të tilla nga data 15 prill.

Për më shumë informacion, lutem kontaktoni awa.albania@gmail.com

Arkiva

Leave a comment

Tirana i thote JO ngacmimit seksual

6 mars 2024 – Në prag të 8 Marsit, AWA – Albanian Woman in Audiovisual në partneritet me UNDP në Shqipëri dhe Ambasadën e Suedisë, prezantuan fushatën “Unë tregoj” kundër ngacmimit seksual.

Fushata ka në qendër mesazhe publike, nën moton “Ky qytet nuk hesht, por flet kundër ngacmimit seksual”, të vendosura në pikat kyçe të qytetit, të cilat përfshijnë zona si, qendra e qytetit, Rruga e Elbasanit, Tirana e Re dhe Kombinati.

Gjithashtu, 70 mbishkrime me titullin “Ngacmimi seksual është krim dhe dënohet me burgim”, janë vendosur në autobusat e linjës së Kamzës me numra telefoni që tregojnë se ku mund të raportohet ngacmimi seksual.
Veç numrit të Policisë së Shtetit, janë vendosur dhe dy numra të Linjave të Këshillimit përkatësisht për gratë dhe fëmijët, në mënyrë që të ofrohet ndihmë për personat që përjetojnë ngacmim seksual.

Fushata, e cila do të zbatohet në Bashkinë e Tiranës, do të zgjasë 30 ditë dhe do të vijojë me serinë e podkasteve “Unë Tregoj” në kanalet zyrtare të AWA-s në Facebook, Instagram dhe Spotify, me rrëfimet e të mbijetuarave nga ngacmimi apo sulmi seksual Në podkaste do të jepen këshilla nga ekspertët se si duhet reaguar ndaj situatave të tilla.
Fushata është projektuar nga “Albanian Woman in Audiovisual” në kuadër të Programit të Përbashkët të Kombeve të Bashkuara: “T’i japim fund dhunës ndaj grave” i financuar nga Qeveria e Suedisë dhe i zbatuar nga UNDP-ja në Shqipëri dhe agjenci tjera të OKB-së në Shqipëri.

Fushata do të zbatohet nga Albanian Woman in Audiovisual dhe UNDP.

UNDP Albania Embassy of Sweden in Tirana Bashkia Tiranë Shoqata e Transportit Urban dhe Interurban

Arkiva

Leave a comment

AWA nis fushatën kundër ndjekjes seksuale dhe dhunës seksuale “#UnëTregoj”

DEKLARATË PËR SHTYP

 

 

AWA nis fushatën kundër ngacmimit seksual dhe dhunës seksuale „Unë tregoj“

          Teatri „Porta e Fjalës“ me fokus abuzimin seksual shfaqet në Shijak

 

Shijak, 6 dhjetor 2023– Me nisjen e 16 ditëve të aktivizmit kundër dhunës ndaj grave dhe vajzave, AWA Albanian Woman in Audiovisual ka kënaqësinë të lajmërojë hapjen e  fushatës kundër ngacmimit dhe dhunës seksuale të  titulluar  „Unë tregoj“. Të ndërgjegjshëm se të kuptuarit e dhunës seksuale dhe ngacmimit nuk janë procese të lehta në Shqipëri, AWA vendosi të thyejë tabutë dhe të nxisë denoncimin e këtij fenomeni nëpërmjet formave të audiovizualit, sic është teatri i rrugës, podkastet dhe komunikimet outdoor.

Fushata, e cila u çel në Bashkinë e Shijakut, fillimisht me një Tavolinë të Rrumbullakët në Bashki me pjesëmarrjen e anëtarëve të Mekanizmit të Referimit, ZVA-së dhe psikologëve të shkollave, u përshëndet nga znj.Monica Merino, Përfaqësuese e Përhershme, UNDP Shqipëri dhe kryetari i Bashkisë Shijak, z. Elton Arbana.

Sjellja e shfaqjes “Porta e Fjalës” me regji të Ema Andreas në qytetin e Shijakut kishte për qëllim të nxiste pikërisht dhënien e mesazheve sensibilizuese për të kuptuar se ngacmimi seksual nuk është vetëm një krim kundër vajzave dhe grave, por kundër të gjithë shoqërisë. Znj. Valbona Sulçe në cilësinë e përfaqësueses së AWA-s shpjegoi në fjalën e saj synimin e kësaj fushate:

“ Edhe pse ngacmimi dhe dhuna seksuale është jo vetëm ndër format më të përhapura të dhunës ndaj grave dhe vajzave, ajo mbetet ndër format më pak të raportuara dhe të denoncuara për shkak të mendësive që fajësojnë vajzat dhe gratë për këtë krim. Ngacmimi seksual është normalizuar si sjellje në hapësirat tona publike si në rrugë, transport urban, shkolla, mjedise pune, sepse shoqëria nuk e konsideron këtë sjellje të papërshtatshme si ngacmim. Nga ana tjetër, vajzat e mbijetuara nga sulmi seksual stepen të tregojnë historitë e tyre pasi shoqëria nuk do t’i besojë dhe do t’i paragjykojë. Ne duam t’u japim zë këtyre historive dhe të edukojmë të rinjtë e të rejat se ngacmimi seksual është dhunë. Përgjatë 10 muajve, AWA angazhohet që të nxisë diskutimin në komunitetet tona rreth kësaj dukurie nëpërmjet artit dhe mjeteve audiovizuale, sic është teatri i rrugës sot, seria e podkasteve “Unë Tregoj” me rrëfimet e të mbijetuarave nga ngacmimi apo sulmi seksual  që do të vijojë më tej së bashku me ndërgjegjësimin e operatorëve të transportit publik për tolerancë zero ndaj ngacmimit seksual në linjat e autobusëve në Bashkinë e Tiranës.”

Përgjatë aktivitetit, të pranishmit patën mundësi të merrnin informacion edhe mbi rolin e Mekanizmit të Referimit kundër ngacmimit dhe dhunës seksuale si dhe mbi programin e vetëmbrojtjes në shkolla, zbatuar fondacioni ESD Albania.

Ky aktivitet organizohet nga AWA në bashkëpunim me UNDP, në kuadër të Programit të Përbashkët të Kombeve të Bashkuara „Ti japim fund dhunës ndaj grave“ i financuar nga Qeveria e Suedisë.

 

Për më shumë informacion ose pyetje, lutemi të ndiqni dhe na shkruani në kanalet tona në media sociale në Facebook, Instagram, LinkedIn dhe ne adresen elektronike awa.albania@gmail.com

 
 

       

Arkiva

Leave a comment

Hidden shades of feminism” është një seri podcastesh, të cilat do të sjellin në vëmendje dinamikat e paprekura të lëvizjes feministe në Shqipëri,…

“Hidden shades of feminism” është një seri podcastesh, të cilat do të sjellin në vëmendje dinamikat e parrekura të lëvizjes feministe në Shqipëri, duke u ndalur te kultura, media dhe shoqëria në tërësi. Këto podcaste kanë si qëllim të hapin një debat mbi dinamikat e mendimit feminist dhe ta pasurojë e orientojë diskursin publik drejt qasjes feministe. Podcasti do të ketë të ftuar intelktualë, aktivistë, pedagogë, shkrimtarë e studiues, të cilët do të trajtojnë tema të caktuara nga teoritë feministe. Pjesë e projektit, janë dhe 4 masterclass me studentë të gazetarisë rreth teknikave te podcastit. Ky projekt do të zgjasë 12 muaj dhe mbeshtetet nga Smart Balkans me financim te Ministrise se Jashtme Norvegjeze.

Leave a comment