Skip to content Skip to footer

Monthly Archives: Maj 2024

Breaking the Silence – Don’t Touch, Speak Up, Stand Up

Përmbledhje

Breaking the Silence – Don’t Touch, Speak Up, Stand Up është një projekt që ka për qëllim të rrisë ndërgjegjësimin dhe të luftojë ngacmimin dhe dhunën seksuale përmes fushatave publike dhe angazhimit të mediave. Aktivitetet e tij përfshijnë organizimin e ngjarjeve publike, një fushatë të gjerë në media dhe krijimin e një serie podcastesh me dëshmi nga mbijetuesit e ngacmimit seksual dhe ekspertë që ofrojnë këshilla për parandalimin dhe luftimin e kësaj dukurie.

Financuar nga:

UNDP | Ambasada Suedeze

Objektivat

Rrjeti i Raportimit të Diversitetit është një grup organizatash të shoqërisë civile dhe mediave në Ballkanin Perëndimor, i krijuar me qëllimin për të ndikuar në mënyrë efektive në përfaqësimin mediatik të diversitetit, kryesisht në fushat e etnicitetit, fesë dhe gjinive.

Pikat Kyçe:

Ngjarje publike

Organizimi i teatrove në rrugë dhe diskutimeve në tryeza për të angazhuar komunitetin dhe palët e interesuara.

Fushata mediatike

Nisja e një fushate të gjerë me reklama në ambiente publike dhe mediat sociale, duke përfshirë reklama në dritat e qytetit, reklama në autobusë dhe billborde elektronike në zona strategjike për të maksimizuar arritjen e mesazhit.

Podcast

Krijimi i një serie podcastësh me 10 episode që përfshijnë dëshmi nga mbijetuesit e ngacmimit seksual dhe ekspertë që flasin për mënyrat për të parandaluar dhe luftuar ngacmimin seksual.

Leave a comment

Kërkohet ofertë për pjesëmarrje në procedurën e tenderit të hapur “Kërkesë për ofertë” me objekt “Blerje materialesh për podcast” për shoqatën “Albanian Woman in AudioVisual”

Tiranë, më 12.06.2023

 

 

KËRKESË PËR OFERTË

Lënda: Kërkohet ofertë për pjesëmarrje në procedurën e tenderit të hapur “Kërkesë për ofertë” me objekt “Blerje materialesh për podcast” për shoqatën “Albanian Woman in AudioVisual”

 

Jeni të ftuar të dorëzoni ofertën tuaj në zarf të mbyllur me vulë me emërtimin “Ofertë për blerje materialesh për podcast” pranë zyrës së shoqatës sonë deri më datë 23.06.2023, ora17:00.

Albanian Women in AudioVisual është një organizatë e pavarur jofitimprurëse që ka për qëllim mbrojtjen e të drejtave të femrave kontribuese në të gjitha fushat kinematografisë dhe audiovizuale, promovimin e barazisë gjinore, përfaqësimin dhe mbrojtjen e interesave artistike dhe ekonomike dhe përmirësimin e politikave, strategjive dhe programeve në fushat e sipërmendura.

 

Adresa e dorëzimit të ofertës:

Rr. Mylsym Shyri, P.1, Ap. 156, Tiranë.

awa.albania@gmail.com

 

Përshkrimi i shërbimit që kërkohet:

AWA është e interesuar për të kontraktuar një subjekt me veprimtari tregtim pajisje dhe artikuj elektronik. Të gjitha subjektet e interesuara që përmbushin kriteret dhe kushtet janë të ftuara të dorëzojnë propozimet e tyre me zarf të mbyllur.

  1. Të jenë të regjistruar pranë QKB.
  2. Të ofrojnë shërbimet e kërkuara.
  3. Vendndodhja në Tiranë.

Oferta duhet të dorëzohet me sistemin me “zarf” ose elektronikisht në adresën e emalit: awa.albania@gmail.com

Në zarf duhet të vendosni të gjithë dokumentacionin e listuar si më poshtë:

  1. Ekstrakt mbi historikun e subjektit të lëshuar nga Qëndra Kombëtare e Regjistrimit.
  2. Specifikimet teknike të shërbimit të kërkuar.
  3. Propozimi financiar i ofertuesit duhet të jetë në lekë shqiptarë, duhet të përfshijnë çmimet për shërbimin e listuar.
  4. Në çmimet e mësipërme duhet të përfshihen të gjitha kostot e tjera që lidhen me ofrimin e shërbimeve.
  5. Çmimi për njësi në propozimin financiar duhet të specifikojë që TVSH-ja është e përfshirë.
  6. Çmimet e propozuara duhet të jenë të vlefshme për të gjithë periushën e kohëzgjatjes së kontratës.

Propozimi financiar:

Zarfi duhet të ketë mbishkrimin “Ofertë për blerje materialesh për podcast”

Rastet e mosdorëzimi të një dokumenti ose të dokumentave të rreme e të pasakta, konsiderohen si kushte për skualifikim.

Për çdo pyetje ose sqarim mund të na shkruani në e-mail: awa.albania@gmail.com

Çdo përgjigje e pyetjeve që do të bëhet nga subjektet që marrin pjesë në tender, do t’ju njoftohen të gjitha subjekteve pjesëmarrëse në tender.

Vlerësimi i ofertave zhvillohet me sistemin PASS-FAIL

Të gjithë ofertuesit do të vlerësohen nëse specifikimet janë përmbushur. Tabela e mëposhtme do të përdoret për specifikimet teknike. Vetëm ato oferta që kalojnë vlerësimin teknik do të vlerësohen për çmimet e tyre.

Çmimi më i ulët në raport me specifikimet teknike do të jenë kriteret vendimtare për fituesin.

TABELA E VLERËSIMIT TEKNIK TË OFERTAVE

OfruesiSpecifikimetDokumentacioniOfrohetPassFail
Ofruesi #1     
Ofruesi #2     
Ofruesi #3     

 

1 – Dobët; 2- Pranueshëm; 3 – Shumë mirë

Shembull: Tabela 1

KUSHTET E KONTRATËS

  1. Afati i kontratës: nga dita e nënshkrimit të kontratës deri më _______ me të drejtë rinovimi.
  2. Nëse nuk plotësohen kriteret, kandidati nuk kualifikohet dhe do të vazhdohet me kandidatin tjetër të renditur.
  3. Pagesa 100% do të kryhet pas blerjes së pajisjeve, nëpëmjet transfertës bankare në numrin e llogarisë së subjektit ose cash.
  4. Në ofertën e tij, ofertuesit duet të paraqesë të dhënat e plota të personit të kontaktit.
  5. Subjekti duhet të garantojë shërbim cilësor.

 

SPECIFIKIMET TEKNIKE TË KËRKUARA

Nr.Përshkrimi i mallitNjësiaSasiaÇmimi
1.MikrofonCopë2 
2.Stativ për mikrofoninCopë2 
3.KufjeCopë2 
4.Miks-rekorderCopë1 
5.Pop-upCopë2 
6.KarrikeCopë2 
7.TavolinëCopë1 

Arkiva

Leave a comment