Skip to content Skip to footer

Breaking the Silence – Don’t Touch, Speak Up, Stand Up

Përmbledhje

Breaking the Silence – Don’t Touch, Speak Up, Stand Up është një projekt që ka për qëllim të rrisë ndërgjegjësimin dhe të luftojë ngacmimin dhe dhunën seksuale përmes fushatave publike dhe angazhimit të mediave. Aktivitetet e tij përfshijnë organizimin e ngjarjeve publike, një fushatë të gjerë në media dhe krijimin e një serie podcastesh me dëshmi nga mbijetuesit e ngacmimit seksual dhe ekspertë që ofrojnë këshilla për parandalimin dhe luftimin e kësaj dukurie.

Financuar nga:

UNDP | Ambasada Suedeze

Objektivat

Rrjeti i Raportimit të Diversitetit është një grup organizatash të shoqërisë civile dhe mediave në Ballkanin Perëndimor, i krijuar me qëllimin për të ndikuar në mënyrë efektive në përfaqësimin mediatik të diversitetit, kryesisht në fushat e etnicitetit, fesë dhe gjinive.

Pikat Kyçe:

Ngjarje publike

Organizimi i teatrove në rrugë dhe diskutimeve në tryeza për të angazhuar komunitetin dhe palët e interesuara.

Fushata mediatike

Nisja e një fushate të gjerë me reklama në ambiente publike dhe mediat sociale, duke përfshirë reklama në dritat e qytetit, reklama në autobusë dhe billborde elektronike në zona strategjike për të maksimizuar arritjen e mesazhit.

Podcast

Krijimi i një serie podcastësh me 10 episode që përfshijnë dëshmi nga mbijetuesit e ngacmimit seksual dhe ekspertë që flasin për mënyrat për të parandaluar dhe luftuar ngacmimin seksual.