Tiranë, më 12.06.2023
KËRKESË PËR OFERTË
Lënda: Kërkohet ofertë për pjesëmarrje në procedurën e tenderit të hapur “Kërkesë për ofertë” me objekt “Blerje materialesh për podcast” për shoqatën “Albanian Woman in AudioVisual”
Jeni të ftuar të dorëzoni ofertën tuaj në zarf të mbyllur me vulë me emërtimin “Ofertë për blerje materialesh për podcast” pranë zyrës së shoqatës sonë deri më datë 23.06.2023, ora17:00.
Albanian Women in AudioVisual është një organizatë e pavarur jofitimprurëse që ka për qëllim mbrojtjen e të drejtave të femrave kontribuese në të gjitha fushat kinematografisë dhe audiovizuale, promovimin e barazisë gjinore, përfaqësimin dhe mbrojtjen e interesave artistike dhe ekonomike dhe përmirësimin e politikave, strategjive dhe programeve në fushat e sipërmendura.
Adresa e dorëzimit të ofertës:
Rr. Mylsym Shyri, P.1, Ap. 156, Tiranë.
awa.albania@gmail.com
Përshkrimi i shërbimit që kërkohet:
AWA është e interesuar për të kontraktuar një subjekt me veprimtari tregtim pajisje dhe artikuj elektronik. Të gjitha subjektet e interesuara që përmbushin kriteret dhe kushtet janë të ftuara të dorëzojnë propozimet e tyre me zarf të mbyllur.
- Të jenë të regjistruar pranë QKB.
- Të ofrojnë shërbimet e kërkuara.
- Vendndodhja në Tiranë.
Oferta duhet të dorëzohet me sistemin me “zarf” ose elektronikisht në adresën e emalit: awa.albania@gmail.com
Në zarf duhet të vendosni të gjithë dokumentacionin e listuar si më poshtë:
- Ekstrakt mbi historikun e subjektit të lëshuar nga Qëndra Kombëtare e Regjistrimit.
- Specifikimet teknike të shërbimit të kërkuar.
- Propozimi financiar i ofertuesit duhet të jetë në lekë shqiptarë, duhet të përfshijnë çmimet për shërbimin e listuar.
- Në çmimet e mësipërme duhet të përfshihen të gjitha kostot e tjera që lidhen me ofrimin e shërbimeve.
- Çmimi për njësi në propozimin financiar duhet të specifikojë që TVSH-ja është e përfshirë.
- Çmimet e propozuara duhet të jenë të vlefshme për të gjithë periushën e kohëzgjatjes së kontratës.
Propozimi financiar:
Zarfi duhet të ketë mbishkrimin “Ofertë për blerje materialesh për podcast”
Rastet e mosdorëzimi të një dokumenti ose të dokumentave të rreme e të pasakta, konsiderohen si kushte për skualifikim.
Për çdo pyetje ose sqarim mund të na shkruani në e-mail: awa.albania@gmail.com
Çdo përgjigje e pyetjeve që do të bëhet nga subjektet që marrin pjesë në tender, do t’ju njoftohen të gjitha subjekteve pjesëmarrëse në tender.
Vlerësimi i ofertave zhvillohet me sistemin PASS-FAIL
Të gjithë ofertuesit do të vlerësohen nëse specifikimet janë përmbushur. Tabela e mëposhtme do të përdoret për specifikimet teknike. Vetëm ato oferta që kalojnë vlerësimin teknik do të vlerësohen për çmimet e tyre.
Çmimi më i ulët në raport me specifikimet teknike do të jenë kriteret vendimtare për fituesin.
TABELA E VLERËSIMIT TEKNIK TË OFERTAVE
Ofruesi | Specifikimet | Dokumentacioni | Ofrohet | Pass | Fail |
Ofruesi #1 | |||||
Ofruesi #2 | |||||
Ofruesi #3 |
1 – Dobët; 2- Pranueshëm; 3 – Shumë mirë
Shembull: Tabela 1
KUSHTET E KONTRATËS
- Afati i kontratës: nga dita e nënshkrimit të kontratës deri më _______ me të drejtë rinovimi.
- Nëse nuk plotësohen kriteret, kandidati nuk kualifikohet dhe do të vazhdohet me kandidatin tjetër të renditur.
- Pagesa 100% do të kryhet pas blerjes së pajisjeve, nëpëmjet transfertës bankare në numrin e llogarisë së subjektit ose cash.
- Në ofertën e tij, ofertuesit duet të paraqesë të dhënat e plota të personit të kontaktit.
- Subjekti duhet të garantojë shërbim cilësor.
SPECIFIKIMET TEKNIKE TË KËRKUARA
Nr. | Përshkrimi i mallit | Njësia | Sasia | Çmimi |
1. | Mikrofon | Copë | 2 | |
2. | Stativ për mikrofonin | Copë | 2 | |
3. | Kufje | Copë | 2 | |
4. | Miks-rekorder | Copë | 1 | |
5. | Pop-up | Copë | 2 | |
6. | Karrike | Copë | 2 | |
7. | Tavolinë | Copë | 1 |
Arkiva
- Maj 2024 (2)
- Prill 2024 (1)
- Mars 2024 (1)
- Janar 2024 (1)
- Dhjetor 2023 (1)
- Nëntor 2023 (1)
- Shtator 2023 (1)
- Korrik 2023 (1)
- Qershor 2023 (1)
- Mars 2023 (1)
- Dhjetor 2022 (1)
- Shkurt 2022 (1)
- Nëntor 2021 (1)
- Tetor 2021 (1)
- Shtator 2021 (1)