Në 22 shkurt 2023 u mbajt Tavolina e Rrumbullakët , pjesë e projektit “Harmonizimi i legjislacionit kombëtar lidhur me seksizmin në mediat audiovizive me EU acquis”

3 Mars, 2023by admin
WhatsApp Image 2023-03-02 at 3.59.20 PM (3)
WhatsApp Image 2023-03-02 at 3.59.20 PM (4)
WhatsApp Image 2023-03-02 at 3.59.20 PM (2)
WhatsApp Image 2023-03-02 at 3.59.20 PM
WhatsApp Image 2023-03-02 at 3.59.20 PM (1)
WhatsApp Image 2023-03-02 at 3.59.21 PM (2)
WhatsApp Image 2023-03-02 at 3.59.21 PM (1)
WhatsApp Image 2023-03-02 at 3.59.21 PM (3)
WhatsApp Image 2023-03-02 at 3.59.21 PM (4)
WhatsApp Image 2023-03-02 at 3.59.21 PM (5)
WhatsApp Image 2023-03-02 at 3.59.21 PM
WhatsApp Image 2023-03-02 at 3.59.21 PM (6)

Njoftim për shtyp.

Tiranë, 20 Dhjetor 2022

“Në 22 shkurt 2023 u mbajt Tavolina e Rrumbullakët , pjesë e projektit   “Harmonizimi i legjislacionit kombëtar lidhur me seksizmin në
 mediat audiovizive me EU acquis”. Ky projekt mbështetet nga Reactor – Research in Action dhe partnerët e tyre nëpërmjet Aksionit “Të çosh përpara barazinë gjinore përmes Procesit të Integrimit Europian”, financuar nga Bashkimi Europian dhe nga Suedia.

Projekti ka për synim të rrisë ndërgjegjësimin në shoqëri për nevojën për të parandaluar dhe luftuar pabarazinë gjinore në media dhe seksizmin në mediat audiovizive, nëpërmjet fuqizimit të kapaciteteve të shoqërisë civile për njohjen e të drejtës së BE-së lidhur me seksizmin në media dhe lehtësimit të advokimit për këtë çështje me Kuvendin, si autoriteti kryesor përgjegjës për harmonizimin e legjislacionit.

Tavolna mblodhi perfaqesues nga Kuvendi i Shqiperise, Avokati i Popullit, Ministria e Shendetesise dhe Mbrojtjes Sociale, AMA, QKK, RTSH, Keshilli i Europes, UN Women, AWEN, NED, Helvetas, GADC, EDM, Qendra Vatra, Sci-Dev, Ambasada Hollandeze, etj.

Te pranishmit vleresuan studimin “Seksizmi në median audiovizive- Analizë e legjislacionit vendas dhe detyrimet për përafrim legjislacioni me standartet europiane” me autore Prof. Asoc. Eralda Methasani Çani dhe moren angazhime konkrete per ta shtyre procesin me tej.

I falenderojme te gjithe per kontributin e tyre te cmuar dhe sidomos per perkrahjen qe i dhane nismes  se AWA-s per te luftuar seksizmin ne media dhe ne shoqeri me te gjitha mjetet e menyrat.”

Grate e mbajne fjalen!
#NdjeshmeriGjinoreQasjeneBE
#BEperBarazineGjinore
#PromovimiiBaraziseGjinore