Mira Tuci

Mira Tuci është gazetare e Departamentit të Kulturës në Televizionin Publik Shqiptar. Ajo njihet si një nga gazetaret më të kualifikuara të artit dhe kulturës në Shqipëri me më shumë se dhjetë vite prodhim tregimesh, reportazhesh dhe intervistash duke u zhvendosur nga teatri në letërsi nga muzika në kinema. Për shkak të kontributit të çmuar në media, ajo pati mundësinë të akreditohej si gazetare për Vizitën e Papa Françeskut në Shqipëri. Gjithashtu mori pjesë dhe ndoqi shumë festivale rajonale dhe ndërkombëtare të filmit, si skenariste për Festivalin Kombëtar të Këngës në RTSH, apo evente kulturore duke përfshirë këtu Festivalin e Filmit në Berlinale, Festivalin Kombëtar të Filmit në Durrës etj.
Ajo ka punuar si Autore e “ArTi” një program televiziv i drejtuar nga Digitalb – TOP Media, program që priti personalitete të shquara të artit, jo vetëm shqiptarë, por edhe yje të tillë si Duff McKagan apo shkrimtarë italianë. Mira ka qenë gazetare e lartë duke prodhuar për më shumë se katër vjet programin televiziv “Almanak” si intervistuese dhe moderatore e shumë artistëve dhe shkrimtarëve të njohur si: Ismail Kadare, Michele Placido, James Belushi apo regjisorë si Giuseppe Tornatore, Kean Loach, dhe Paolo Sorrentino.
Filloi të shkruante për gazetën e përditshme “KohaJone” dhe më pas për televizionet e njohura si TVA dhe Alsat (Televizioni Satelitor Shqiptar) gjithmonë si gazetare e kulturës. Ajo ka një Master të Arteve në Studime Evropiane në IRERIE France, një kurs të specializuar për PR dhe Komunikim në (Presidenza Regionaled’ Umbria) në Perugia dhe një diplomë për Gazetari nga Universiteti i Tiranës.