Projekti “Breaking the Moulds – Shaping the Future”, i financuar nga Bashkimi Evropian dhe implementuar nga AWA dhe SCiDEV, kërkon dy ekspertë për të mentoruar fituesit e mini-granteve.
Detaje të Pozicionit:
- Titulli: Ekspert për Mentorim të Fituesve të Mini-Granteve
- Kohëzgjatja: 3 muaj (Janar – Shkurt)
- Qëllimi: Ofrimi i udhëzimeve teknike dhe krijuese për projektet mediatike me ndjeshmëri gjinore
Përgjegjësitë Kryesore:
- Ofrimi i dy sesioneve mentorimi online në muaj për secilin grup fitues
- Këshillim në zhvillimin e ideve, skenarëve dhe planit të xhirimeve
- Mbështetje në post-produksion dhe sigurimin e cilësisë
- Monitorimi i progresit dhe raportimi periodik
Kualifikimet e Kërkuara:
- Diplomë universitare në media, komunikim, audiovizual ose fusha të ngjashme
- Minimumi 5 vite përvojë në prodhimin e përmbajtjes audiovizuale
- Përvojë në trajtimin e tematikave të barazisë gjinore
- Aftësi të mira komunikimi dhe mentorimi
- Njohuri të gjuhës shqipe dhe angleze (e preferuar)
Si të Aplikoni:
Dërgoni CV-në, letrën e motivimit dhe ofertën financiare në emailin awa.albania@gmail.com
Afati i Aplikimit: 4 Nëntor 2024
Për më shumë informacion rreth projektit “Breaking the Moulds – Shaping the Future” dhe rolit të mentorëve, ju lutemi na kontaktoni.
Archives
- June 2024 (1)
- May 2024 (2)
- April 2024 (2)
- March 2024 (2)
- January 2024 (3)
- December 2023 (1)
- November 2023 (3)
- September 2023 (1)
- July 2023 (1)
- June 2023 (7)