Përmbledhje
“Bootcamp kundër ngacmimit seksual në Shqipëri” është një projekt që synon të fuqizojë të rinjtë përmes edukimit dhe krijimit të zgjidhjeve inovative në luftën kundër dhunës me bazë gjinore. Përmes trajnimeve, punëtorive dhe një konkursi krijues, projekti ndihmon në rritjen e ndërgjegjësimit dhe ofron mjete praktike për të ndihmuar viktimat dhe për të sfiduar normat shoqërore që lehtësojnë ngacmimin seksual. Me mbështetje financiare për idetë më të mira, kjo nismë synon të sjellë ndryshim konkret në shoqëri.
Financuar nga:
UNPD & Ambasada Suedeze

Objektivat
Ky projekt synon të angazhojë të rinjtë, veçanërisht studentët e gazetarisë, IT-së, shkencave sociale dhe arteve, në krijimin e mjeteve për ndërgjegjësim dhe raportim të dhunës ndaj grave, me fokus të veçantë tek dhuna seksuale.
Pikat Kyçe:
Trajnimi i studentëve
Edukimi i 20 studentëve mbi format e dhunës me bazë gjinore dhe rëndësinë e kundërshtimit të normalizimit të ngacmimit seksual.
Zhvillimi i zgjidhjeve inovative
Pjesëmarrësit do të krijojnë mjete për të rritur ndërgjegjësimin dhe për të lehtësuar raportimin e dhunës gjinore.
Workshop dhe aktivitete praktike
Sesione interaktive dhe punë praktike për zhvillimin e aftësive të pjesëmarrësve.
Konkurse dhe financim për idetë më të mira
Pesë grupe do të konkurrojnë, dhe dy idetë më të mira do të marrin financim për zbatim.