Skip to content Skip to footer

Roster for Audiovisual

Thirrje për Shprehje Interesi

Regjistri i Ekspertëve të Sektorit Audiovizual

Në kuadër të projektit “Breaking Moulds – Shaping the Future”, Albanian Women in Audiovisual (AWA) fton profesionistët e kualifikuar të shprehin interesin e tyre për t’u bërë pjesë e Regjistrit të Ekspertëve të Sektorit Audiovizual.

Rreth Projektit

Projekti “Breaking Moulds – Shaping the Future” synon të forcojë profesionalizmin në media, me fokus të veçantë në përmirësimin e raportimit mbi dhunën me bazë gjinore. Nëpërmjet një sërë aktivitetesh, projekti promovon gazetarinë etike dhe të përgjegjshme duke mbështetur zhvillimin e kapaciteteve profesionale, raportimin e ndjeshëm ndaj çështjeve gjinore, si dhe hartimin dhe zbatimin e politikave institucionale për barazinë gjinore në sektorin mediatik.

Gjithashtu, projekti synon të:

  • forcojë kapacitetet profesionale të profesionistëve të medias dhe sektorit audiovizual;

  • krijojë dhe mbështesë platforma të reja mediatike;

  • nxisë krijimin e një rrjeti kombëtar të grave që punojnë në media dhe sektorin audiovizual;

  • promovojë mentorimin dhe shkëmbimin e përvojave ndërmjet grave profesioniste për të forcuar bashkëpunimin, lidershipin dhe sigurinë e grave në mjedisin mediatik.

Projekti zbatohet nga Albanian Women in Audiovisual (AWA) në partneritet me SCiDEV, me mbështetjen financiare të Komisionit Evropian.

Procedura e Aplikimit

Thirrja e plotë për Shprehje Interesi dhe Termat e Referencës (ToR) për Regjistrin e Ekspertëve të Sektorit Audiovizual janë të disponueshme KETU [Public Expression of Interest Call TOR]

Personat e interesuar ftohen të dorëzojnë dokumentet e mëposhtme:

  • Një Shprehje Interesi, ku të specifikohen shërbimet dhe fusha(t) e ekspertizës për të cilat dëshirojnë të merren në konsideratë (ju lutemi referojuni Seksionit 2: Qëllimi i Thirrjes në Termat e Referencës);

  • Një Curriculum Vitae (CV) të përditësuar, që pasqyron kualifikimet dhe përvojën profesionale të lidhur me Termat e Referencës;

  • Informacion që konfirmon nëse aplikanti është i regjistruar si subjekt juridik ose tatimpagues, sipas rastit.

Aplikimet mund të dorëzohen në shqip ose anglisht, në mënyrë elektronike me email ose fizikisht, pranë zyrave të Albanian Women in Audiovisual (AWA).

Dorëzimi elektronik:

Dorëzimi fizik:

  • Bulevardi Bajram Curri, Shkalla 3, Zona Kadastrale 8270, Tiranë, Shqipëri

Procesi i Përzgjedhjes

Aplikimet do të vlerësohen bazuar në kriteret e pranueshmërisë dhe kriteret e përzgjedhjes të përcaktuara në Termat e Referencës (ToR).

Ju lutemi vini re se përfshirja në Regjistrin e Ekspertëve të Sektorit Audiovizual nuk përbën një angazhim për lidhjen e një kontrate. Regjistri do të shërbejë si një bazë ekspertësh të kualifikuar, të cilët mund të kontaktohen në rast se gjatë zbatimit të projektit lind nevoja për angazhime që përputhen me ekspertizën e tyre.

Afati i fundit për dorëzimin e aplikimeve është 30 Maj 2024. [Thirrja u shty deri me datë 14 qershor 2024].

Në subjektin e email-it, ju lutemi të shënoni: Roster of Audiovisual Experts – [Emër Mbiemër]

Vetëm kandidatët e përzgjedhur për t’u përfshirë në Regjistrin e Ekspertëve të Sektorit Audiovizual do të njoftohen.