KUR: 13-16 Shkurt 2024
KU: Podgoricë, Mali i Zi
Rrjeti i Raportimit të Diversitetit – Axhenda e Re fton Organizatat e Shoqërisë Civile, aktivistët e pavarur dhe mbrojtësit e të drejtave të njeriut për të marrë pjesë në trajnimin e Raportimit të Diversitetit për trajnerë/e.
Trajnimi do të zhvillohet në Podgoricë, ndërmjet datave 13-16 shkurt 2024 ku pritet të mblidhen 30 pjesëmarrës nga i gjithë Ballkani Perëndimor.
Ky trajnim është një mundësi e shkëlqyer për të fituar shkathtësi të reja, përmes së cilave pjesëmarrësit do të kenë mundësi t’i shohin me një ndjeshmëri tjetër këndvështrimet e pakicave; të njohin gjuhën e urrejtjes dhe narrativat përçarëse si dhe manifestimet e tyre; dhe të jenë në gjendje t’i kundërshtojnë ato. Punëtoria treditore do të fokusohet në tre grupe aftësish: njohje e gjuhës së urrejtjes, reagim ndaj narrativave të urrejtjes dhe avokatësipër respektimin e diversitetit në raportim.
Rrjeti i Raportimit të Diversitetit synon të paraqesë dhe të vendosë praktika të reja të neutralizimit të mesazheve mediatike përçarëse duke ofruar përgjigje alternative, duke nxitur reagime (nga media, shoqëria civile dhe/ose autoritetet) dhe duke ekspozuar publikisht autorët e dhunës.
Ky seminar është projektuar për t’i pajisur pjesëmarrësit me aftësi, kanale, burime dhe teknika në mënyrë që angazhimi i tyre të jetë sa më efektiv dhe aktiv; dhe për ta shndërruar kundërshtimin e sjelljeve të papërgjegjshme e shpesh herë edhe të paligjshme të aktorëve në sferën mediatike – pjesë të praktikës së tyre të rregullt në mbrojtjen e të drejtave të njeriut, sundimin e ligjit dhe standardeve të demokracisë në rajon. Këtu përfshihen veprimet avokuese të mirëinformuara dhe të vërtetuara të OJF-ve, që synojnë arritjen e ndikimit politik si edhe alternimin e perceptimeve publike mbi sjelljen e papërgjegjshme të medias përmes fushatave të dobishme.
Për këto arsye, Trajnimi për Raportimin e Diversitetit do të përqëndrohet në rritjen e aftësive tradicionale të pjesëmarrësve; ngritjen e shkathtësive të tyre për fushata në mediat sociale sikurse pasurimin e teknikave të avokatësisë.
Të gjitha shpenzimet e udhëtimit dhe akomodimit do të mbulohen nga organizatorët. Nëse keni kërkesa specifike për udhëtim dhe/ose akomodim, ju lutemi na tregoni paraprakisht në pjesën/paragrafin e komenteve.
Si pjesë e Trajnimit të Avancuar për Raportimin e Diversitetit, pjesëmarrësit gjithashtu do ndjekin punimet e Konferencës së Rrjetit të Raportimit të Diversitetit, e cila do të mbahet më 15 dhe 16 shkurt 2024.
Për të aplikuar, ju lutemi, plotësoni formularin para datës 22 janar. Pjesëmarrësit e përzgjedhur do të njoftohen më 25 janar.
Punimet zhvillohen në gjuhën angleze.
Rrjeti i Raportimit të Diversitetit (RDN) – Agjenda e Re synon të aktivizojë rolin e shoqërisë civile në kundërshtimin e narrativave të përçarjes dhe zëvëndësimin e tyre me diskursin pozitiv duke kontribuar në vlerat e respektimit të të drejtave të njeriut; respektimin e diversitetit social si dhe marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë.
Rrjeti i Raportimit të Diversitetit mbledh organizatat nga rajoni i Ballkanit Perëndimor: Albanian Woman in Audiovisual (AWA), Association for the Advancement of Journalistic Practices INNOVATIVE MEDIA, Center for Investigative Journalism Montenegro, Fondacija za razvoj Medija i civilnog drustva – MediaCentar, Kosovo Glocal, Media Diversity Institute Global (MDI Global) dhe Media Diversity Institute – Western Balkans.
Arkiva
- Maj 2024 (2)
- Prill 2024 (1)
- Mars 2024 (1)
- Janar 2024 (1)
- Dhjetor 2023 (1)
- Nëntor 2023 (1)
- Shtator 2023 (1)
- Korrik 2023 (1)
- Qershor 2023 (1)
- Mars 2023 (1)
- Dhjetor 2022 (1)
- Shkurt 2022 (1)
- Nëntor 2021 (1)
- Tetor 2021 (1)
- Shtator 2021 (1)