Skip to content Skip to footer

Yearly Archives: 2024

Raport monitorimi “Ceshtjet gjinore ne media-analize e permbajtjes seksiste ne media 2021”

Ky raport synon të sjellë në vëmendje përfaqësimin e burrave dhe grave në median shqiptare duke analizuar histori, të cilat media ka nevojë që t’i shohë nëpërmjet lenteve gjinore dhe gjithashtu ofron një mundësi për të nxjerrë në pah shembuj të përpjekjeve për arritjen e barazisë gjinore.
Raporti u realizua si pjese e projektit “Fuqizojme grate dhe vajzat kunder seksizmit ne media”, financuar nga Bashkimi Europian, ne kuader te programit rajonal Resilience.

 

Link: Monitorimi i Medias

Leave a comment

Podcast – Ke nje histori per te treguar?

 

Po ti ke një histori që do ta tregosh?

Ne besojmë se duke ndarë historitë tona kuptojmë më shumë si shoqëri, mbi të gjitha që nuk jemi vetëm. Andaj, ju ftojme të ndani historinë tuaj me një veprim të thjeshtë: nëse keni përjetuar vetë ose keni qenë dëshmitarë te ngacmimit seksual, plotesoni linkun me poshtë:

KLKO KETU

Në konfidencialitet të plotë.

Ne ju degjojmë!

 

Arkiva

Leave a comment

RAPORTIMI I DIVERSITETIT- Trajnim i Avancuar Thirrje për pjesëmarrës

KUR: 13-16 Shkurt 2024

KU: Podgoricë, Mali i Zi

 

Rrjeti i Raportimit të Diversitetit – Axhenda e Re fton Organizatat e Shoqërisë Civile, aktivistët e pavarur dhe mbrojtësit e të drejtave të njeriut për të marrë pjesë në trajnimin e Raportimit të Diversitetit për trajnerë/e.

Trajnimi do të zhvillohet në Podgoricë, ndërmjet datave 13-16 shkurt 2024 ku pritet të mblidhen 30 pjesëmarrës nga i gjithë Ballkani Perëndimor.

 

Ky trajnim është një mundësi e shkëlqyer për të fituar shkathtësi të reja, përmes së cilave pjesëmarrësit do të kenë mundësi t’i shohin me një ndjeshmëri tjetër këndvështrimet e pakicave; të njohin gjuhën e urrejtjes dhe narrativat përçarëse si dhe manifestimet e tyre; dhe të jenë në gjendje t’i kundërshtojnë ato. Punëtoria treditore do të fokusohet në tre grupe aftësish: njohje e gjuhës së urrejtjes, reagim ndaj narrativave të urrejtjes dhe avokatësipër respektimin e diversitetit në raportim.

 

Rrjeti i Raportimit të Diversitetit synon të paraqesë dhe të vendosë praktika të reja të neutralizimit të mesazheve mediatike përçarëse duke ofruar përgjigje alternative, duke nxitur reagime (nga media, shoqëria civile dhe/ose autoritetet) dhe duke ekspozuar publikisht autorët e dhunës.

 

Ky seminar është projektuar për t’i pajisur pjesëmarrësit me aftësi, kanale, burime dhe teknika në mënyrë që angazhimi i tyre të jetë sa më efektiv dhe aktiv; dhe për ta shndërruar kundërshtimin e sjelljeve të papërgjegjshme e shpesh herë edhe të paligjshme të aktorëve në sferën mediatike – pjesë të praktikës së tyre të rregullt në mbrojtjen e të drejtave të njeriut, sundimin e ligjit dhe standardeve të demokracisë në rajon. Këtu përfshihen veprimet avokuese të mirëinformuara dhe të vërtetuara të OJF-ve, që synojnë arritjen e ndikimit politik si edhe alternimin e perceptimeve publike mbi sjelljen e papërgjegjshme të medias përmes fushatave të dobishme.

Për këto arsye, Trajnimi për Raportimin e Diversitetit do të përqëndrohet në rritjen e aftësive tradicionale të pjesëmarrësve; ngritjen e shkathtësive të tyre për fushata në mediat sociale sikurse pasurimin e teknikave të avokatësisë.

 

Të gjitha shpenzimet e udhëtimit dhe akomodimit do të mbulohen nga organizatorët. Nëse keni kërkesa specifike për udhëtim dhe/ose akomodim, ju lutemi na tregoni paraprakisht në pjesën/paragrafin e komenteve.

 

Si pjesë e Trajnimit të Avancuar për Raportimin e Diversitetit, pjesëmarrësit gjithashtu do ndjekin punimet e Konferencës së Rrjetit të Raportimit të Diversitetit, e cila do të mbahet më 15 dhe 16 shkurt 2024.

 

Për të aplikuar, ju lutemi, plotësoni formularin para datës 22 janar. Pjesëmarrësit e përzgjedhur do të njoftohen më 25 janar.

 

Punimet zhvillohen në gjuhën angleze.

 

Rrjeti i Raportimit të Diversitetit (RDN) – Agjenda e Re synon të aktivizojë rolin e shoqërisë civile në kundërshtimin e narrativave të përçarjes dhe zëvëndësimin e tyre me diskursin pozitiv duke kontribuar në vlerat e respektimit të të drejtave të njeriut; respektimin e diversitetit social si dhe marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë.

Rrjeti i Raportimit të Diversitetit mbledh organizatat nga rajoni i Ballkanit Perëndimor: Albanian Woman in Audiovisual (AWA), Association for the Advancement of Journalistic Practices INNOVATIVE MEDIA, Center for Investigative Journalism Montenegro, Fondacija za razvoj Medija i civilnog drustva – MediaCentar, Kosovo Glocal, Media Diversity Institute Global (MDI Global) dhe Media Diversity Institute – Western Balkans.

Arkiva

Leave a comment

Raporti i Monitorimit të Gjuhës së Urrejtjes 2023

Tiranë, 21 Mars 2024– AWA në bashkëpunim me Albanian Media Institute / Instituti Shqiptar i Medias organizoi tryezën e rrumbullakët me temë “Advokojmë për një portretizim më të mirë të grave dhe vajzave në media”.

Portretizimi aktual i tyre në media është shqetësues, pasi siç tregojnë të dhënat nga Raporti i Monitorimit të Gjuhës së Urrejtjes 2023, narrativat ndaj grave janë shumë agresive dhe diskriminuese.

Një nga autoret e studimit Fjolla Spanca nga AWA tha se gratë dhe vajzat vazhdojnë të jenë objektivi kryesor i diskursit të urrejtjes dhe diskriminimit në vendin tonë, me një përshkallëzim alarmues sidomos në raste të raportimit të dhunës.

Ekspertja ligjore, Prof.Dr. Eralda (Methasani) Çani, shqyrtoi ndryshimet legjislative të Kodit të Transmetimit, që u miratuan në vitin 2023, të cilat për herë të parë adresojnë seksizmin në media përmes një akti juridik të mirëfilltë. Nëpërmjet shembujve konkretë, Znj. Çani theksoi se megjithë ndryshimet ligjore pozitive në këtë drejtim, mbetet edhe shumë punë për të bërë pasi ndihet nevoja e kuptimit më të mirë të konceptit të seksizmit në media, identifikimit dhe raportimit të rasteve të shkeljeve nga ana e OMSHA-ve, takime periodike dhe mbledhje me tematikë të dedikuar mes tyre, AMA-s dhe aktorëve kyç që kontribuojnë në këtë drejtim.

E pranishme në takim ishte edhe Raportuesja e Përgjithshme Kundër Dhunës ndaj Grave në Këshillin e Europës, deputetja Etilda Gjonaj, e cila theksoi se ende përballemi me vështirësi sa i përket përcaktimit dhe dallimit të dhunës. Dy prej formave të dhunës jashtëzakonisht shqetësuese dhe që nuk kanë mbulueshmëri, sipas saj, janë dhuna psikologjike dhe ajo digjitale.

Nga ana tjetër, bashkëautorja e Raportit, ekspertja e medias dhe çështjeve gjinore, Valbona Sulçe, u ndal tek boshllëqet ligjore dhe të politikave, që krijojnë hapësira abuzimi dhe bëhen pengesë për raportim apo ndjekje të mëtejshme të rasteve shqetësuese, duke ofruar edhe rekomandime për plotësimin e tyre nëpërmjet forcimit të bashkëpunimit mes institucioneve, shoqërisë civile dhe akademisë.

Takimi ngjalli diskutime produktive mes pjesëmarrësve, të cilat u shoqëruan edhe me rekomandime specifike përkatëse, që do të reflektohen në një përmbledhje politikash, me qëllim për t’u përdorur më tej për të advokuar për ndryshimet e domosdoshme që përmirësojnë portretizimin grave dhe vajzave në media.

‎Tryeza u realizua në kuadër të Projektit Reporting Diversity Network 2.0 që në Shqipëri prej vitit 2020 – 2024 është zbatuar nga Instituti Shqiptar i Medias, ndërkohë në ciklin e tij të dytë, 2024 – 2028, do të zbatohet nga AWA – Albanian Woman in Audiovisual.

KLKO KETU PER TE PARE RAPORTIN

Arkiva

Leave a comment

Hidden Shades of Feminism

Përmbledhje

Ky projekt ka për qëllim të nxisë diskutime mbi feminizmin dhe çështjet gjinore përmes formateve inovative të mediave si podcastet dhe video-podcastet. Aktivitetet përfshijnë zhvillimin e një studioje për prodhimin e përmbajtjeve audio dhe video, trajnime për studentët mbi podcasting-un me fokus në gjinoritet dhe tregime inovative, prodhimin e 14 episodeve video-podcast që trajtojnë tema të lidhura me feminizmin dhe angazhimin e intelektualëve shqiptarë të pazbuluar në media për të pasuruar cilësinë e përmbajtjes

Financuar nga:

Smart Balkans

Objektivat

Nxitja e diskutimeve mbi feminizmin dhe çështjet gjinore përmes formateve inovative mediatike si podcastet dhe video-podcastet.

Pikat Kyçe:

Zhvillimi i studios

Krijimi i një studiot plotësisht të pajisur për prodhimin e përmbajtjeve audio dhe video me cilësi të lartë.

Trajnime:

Trajnimi i 120 studentëve në 4 qytete mbi podcasting-un me perspektivë gjinore dhe tregim të inovativë.

Podcast

Krijimi i 14 episodeve video-podcast që trajtojnë tema të ndryshme të lidhura me feminizmin, të dizajnuara për të nxitur mendime dhe dialog.

Angazhimi i të ftuarve:

Pjesëmarrja e një liste të kujdesshme intelektualësh shqiptarë të pazbuluar në media për të pasuruar cilësinë e përmbajtjes.

Leave a comment