Skip to content Skip to footer

Yearly Archives: 2023

Communication officer

Within the framework of the project “Breaking Moulds – Shaping the Future”, Albanian Women in Audiovisual (AWA) is launching a call for expert: Coordinator Officer

 

“Breaking Moulds – Shaping the Future” project aims to strengthen media professionalism, especially in the field of gender-based violence reporting. The project activities are designed to strengthen media professionalism and promote ethical and responsible media practices through capacity building, training, and the development and implementation of gender equality policies and guidelines for media professionals and companies; launching new media platforms; promoting community and networks of women in media across Albania; introduce mentorship cycle between women in media to build collective power and safety of women journalists.

 

This project is implemented by Albanian Women in Audiovisual (AWA) in cooperation with SCiDEV, with the financial support of the European Commission.

 

To learn more about the call for Communication Officer, the deliverables and the overall project goals and outputs related to this assignment, please visit our official website

 

Application Procedure

 

To access the full application call and Terms of Reference for Communication Officer please click here.

 

To apply for the calls, the expert is expected to submit a proposal, including:

 

  • Proof of relevant experience in PR and communication
  • Proof of relevant experience in the audiovisual sector in Albania, including work with media outlets, journalists, and media literacy initiatives.
  • CV highlighting the expertise related to this ToR and to the specific topics of interest.
  • Please specify if you are a registered entity with a tax office. .

 

Deadline for applications is January 15, 2024, All applications should be sent by email to the following awa.albania@gmail.com indicating in the subject a specification about your application: Breaking the Moulds, Shaping the future – Communication Officer –Name Surname

Archives

Leave a comment

AWA fillon ciklin e podkasteve “Hijet e Fshehura të Feminizmit”

AWA fillon ciklin e podkasteve “Hijet e Fshehura të Feminizmit”
Një platformë e dedikuar që sfidon pikëpamjet konvencionale mbi feminizmin.

Tiranë, 26 nëntor- Albanian Woman in Audiovisual ka kënaqësinë të paraqesë të parin seri të podkasteve kushtuar çështjeve të barazisë gjinore në Shqipëri.
Podkasti „Hijet e Fshehura të Feminizmit“ me 14 episode, synon të prek një gamë të gjerë të çështjeve të grave, duke ftuar audiencën për diskutime të hapura dhe duke thelluar mirëkuptimin rreth temave komplekse të lidhura me barazinë gjinore në Shqipëri. AWA ofron në këtë mënyrë një platformë për të eksploruar aspekte të ndryshme të jetës së grave, duke sfiduar pikëpamjet konvencionale mbi feminizmin në vend.
Feminizmi në Shqipëri shpesh debatohet në terma të kufizuar, duke mos parë thelbin e tij të vërtetë për shkak të barrierave kulturore dhe politike. Podkasti ynë synon të zgjerojë këtë bisedë, duke kapërcyer këto barriera dhe duke trajtuar në një qasje më gjithëpërfshirëse të të drejtave që burojnë nga barazia gjinore.
Përmes intervistave me personazhe të përzgjedhur, sikurse psikologia Anila Sulstarova, aktorja Ema Andrea, gazetarë si Enkel Demi dhe Sonila Meço, sociologë si Ermira Danaj dhe kërkues shkencorë si Anxhela Cikopano, Ani Bajrami e Armanda Hysa apo artisti Edison Ceraj dhe pedagogët Ermal Hasimja dhe Diana Kastrati, dy autoret e podkastit Valbona Sulçe dhe Irena Myzeqari Hoxhaj, gërmojnë mbi aspekte të ndryshme të feminizmit në Shqipëri, duke i dhënë zë bisedave të margjinalizuara, përmes përvojave të parrëfyera më parë të të intervistuarëve.
Podkasti do të fillojë transmetimin në kanalet e AWA-s në Youtube, Spotify, Facebook, Instagram, Linkedin dhe TikTok më 27 nëntor 2023.
Ky cikël i parë podkasti zbatohet me mbështetjen e projektit rajonal “SMART Balkans – Shoqëria Civile për Vlera të Përbashkëta në Ballkanin Perëndimor” i zbatuar nga Centar za promociju civilnog društva (CPCD) në partneritet me Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim (IDM) dhe Center for Research and Policy Making (CRPM) dhe i mbështetur financiarisht nga Ministria e Punëve të Jashtme të Norvegjisë (NMFA).

Për më shumë informacion ose pyetje, lutemi të ndiqni dhe na shkruani në kanalet tona në media sociale.

 
 

Arkiva

Leave a comment

Thirrje për aplikim – Praktikë me Gratë Shqiptare në Audiovizual (AWA)

 

AWA është një organizatë jofitimprurëse që fokusohet në avancimin e promovimit dhe mbështetjes së grave në sektorin audioviziv. AWA është një organizatë unike e dedikuar për të krijuar një mjedis më të mirë pune për gratë profesioniste duke përmirësuar legjislacionin, duke forcuar kapacitetet e grave profesioniste në tema të ndjeshme gjinore dhe duke fuqizuar audiencën e re me aftësitë e shkrim-leximit mediatik.

Në misionin e saj për të rritur diversitetin në përmbajtjen mediatike, AWA e ka pozicionuar veten si një qendër mediatike feministe. Ajo zhvillon fushata mediatike dhe prodhon content duke përdorur TIK-un (Teknologjinë e Informacionit dhe Komunikimit) si një mjet kyç për t’u lidhur me audiencën e saj. Kjo përfshin podkastet, edutainment dhe përmbajtjen e mediave sociale.

AWA aktualisht po kërkon një praktikant për t’u angazhuar me kohë të pjesshme në zyrën e saj në Tiranë:

Ky është një pozicion i papaguar për periudhën 15 tetor – 15 janar 2024, me mundësi për një shtyrje tjetër tre mujore. Pozicioni parasheh angazhim me kohë të pjesshme dhe orari i punës është subjekt i marrëveshjes me kandidatin e përzgjedhur. Praktikanti do të ndihmojë AWA në mbikëqyrjen e përditshme të mediave sociale dhe komunikimit PR.

Përgjegjësitë kryesore:

Mediat sociale

    • Mbikëqyr mesazhet dhe komunikimin e përditshëm në platformat e mediave sociale AWA në anglisht dhe Shqip për të rritur dukshmërinë e punës së organizatës dhe çështjeve të saj;
    • Mbikëqyr prodhimin e përditshëm të përmbajtjes në shumë gjuhë;
    • Sigurimi i monitorimit ditor, menaxhimit dhe angazhimit të komunitetit në platformat e mediave sociale AWA;
    • Sigurimi i rritjes së AWA në audiencën e mediave sociale;
    • Vë në pah eventet dhe aktivitetet e AWA në mediat sociale;
    • Monitoron dhe përdor mundësitë për të shfrytëzuar bisedat, iniciativat dhe fushatat e vazhdueshme;
    • Siguron analiza të rregullta të komunikimit me mediat sociale;

Aftësitë dhe kualifikimet e kërkuara:

    • Në përgjithësi ndjek një program universitar ose pasuniversitar, ose i sapodiplomuar; programet përkatëse të diplomës mund të përfshijnë, por nuk kufizohen në gazetari, PR dhe marketing ose fusha të lidhura me multimedian;
    • Të jetë i/e gatshme të angazhohet të paktën 20 orë/javë;
    • Aftësi të shkëlqyera komunikimi dhe kërkimore;
    • I/e aftë për të ndarë përparësitë, për të përmbushur afatet dhe për të punuar me një ekip;
    • Përvoja me mjetet e projektimit si Canva/Photoshop;
    • Njohuri të shkëlqyera në anglisht dhe shqip në të shkruar/të folur;
    • Njohuri të shkëlqyera të paketës MS Office;
    • Entuziast/e për përdorimin e teknologjisë së re dhe mediave sociale;
    • Ka aftësi të mira vetë-iniciative dhe advokuese;

 

Për të njohur rolin kryesor që praktikantët kanë në AWA si vullnetarë të përkushtuar, ne angazhohemi të ofrojmë përfitimet dhe mundësitë e mëposhtme:

    • Një certifikatë dhe/ose letër njohjeje nga AWA pas përfundimit të suksesshëm të një praktike 3-mujore.
    • Mundësia për trajnim të vazhdueshëm dhe për të marrë mentorim të drejtpërdrejtë nga një anëtar i stafit të AWA.
    • Mundësia për t’u angazhuar me aktorë të ndryshëm, partnerë dhe më shumë.

 

Kandidatet e interesuar duhet të dërgojnë CV-në e tyre në adresën: awa.albania@gmail.com

 

Afati i fundit për dorëzimin e dokumenteve të kërkuara: 30 shtator 2023

 

AWA është një punëdhënës me mundësi të barabarta dhe nuk diskriminon në mundësitë ose praktikat e punësimit në bazë të racës, ngjyrës, fesë, gjinisë, origjinës kombëtare, moshës, paaftësisë, orientimit seksual, statusit martesor ose ndonjë karakteristike tjetër të mbrojtur me ligj.

 

 
 

Arkiva

Leave a comment