THIRRJE PËR PJESËMARRJE
Master Class për Gazetarët dhe Profesionistët në fushën e Audiovizualit
Kemi kënaqësinë të ndajmë me ju lajmin, se po organizojmë një Master Class unik, në periudhën ndërmjet datave 26-29 Shtator, i cili ka për qëllim zhvillimin e aftësive treguese në strukturën e rrëfimit dhe imazhit të 60 gazetarëve dhe profesionistëve në sektorin audiovizual nga e gjithë Shqipëria.
Ky trajnim intensiv katër-ditor do të përqëndrohet në fushat e produksionit, skenarit, montazhit, zërit dhe kamerës të udhëhequr nga ekspertët evropianë më të spikatur të këtyre fushave. Më pas aplikantët do të kenë mundësinë të realizojnë rrëfimin e një historie me këndvështrim gjinor.
Detajet e Trajnimit:
Data: 26-29 Shtator
Kohëzgjatja: 4 ditë
Pjesëmarrësit: 60 gazetarë dhe profesionistë të audiovizualit
Vendndodhja: Tiranë
Fushat e trajnimit:
- Produksioni me Perspektivë Gjinore: Strategjitë për planifikimin dhe prodhimin e përmbajtjes që promovon barazinë gjinore.
- Shkrimi i skenarit me temë mbi barzinë gjinore: Teknikat për shkrimin e skenarëve që sfidojnë stereotipet dhe nxjerrin në pah perspektiva diversiteti.
- Montimi dhe Miksazhi i Zërit: Praktikat më të mira për montimin dhe dizajnin e zërit që rrisin ndjeshmërinë gjinore të tregimit.
- Puna me Kamerën dhe Tregimi Vizual: Shkathtësimi përmes tregimit vizual, i cili shprish rregullat patriarkale gjinore dhe promovon gjithëpërfshirjen.
Master Class-i mbledh në Tiranë ekspertët më të spikatur evropianë të prodhimit mediatik, studimeve gjinore dhe etikës mediatike. Ky Master Class është një mundësi e jashtëzakonshme që profesionistët e fushës të zhvillojnë aftësitë e tyre dhe të kontribuojnë në një prodhim mediatik gjithëpërfshirës dhe të larmishëm.
Si të Aplikoni:
Ju lutemi dërgoni formularin tuaj të aplikimit deri më 25 Gusht.
Mezi presim t’ju takojmë përgjatë seksioneve të trajnimit duke shpresuar që së bashku të zhvillojmë më tej barazinë gjinore në sektorin audiovizual.
Për më shumë informacion, kontaktoni në: awa.albania@gmail.com
Pas afatit të aplikimit dhe procesit të përzgjedhjes, pjesëmarrësit do të kontaktohen për të rikonfirmuar pjesëmarrjen e tyre dhe do t’u ofrohet një paketë e plotë e Programit të Master Class.
Archives
- June 2024 (1)
- May 2024 (2)
- April 2024 (2)
- March 2024 (2)
- January 2024 (3)
- December 2023 (1)
- November 2023 (3)
- September 2023 (1)
- July 2023 (1)
- June 2023 (7)