Skip to content Skip to footer

Thirrje për Ekspertë: Mentorimi i Fituesve të Mini-Granteve

Projekti “Breaking the Moulds – Shaping the Future”, i financuar nga Bashkimi Evropian dhe implementuar nga AWA dhe SCiDEV, kërkon dy ekspertë për të mentoruar fituesit e mini-granteve.

Detaje të Pozicionit:

  • Titulli: Ekspert për Mentorim të Fituesve të Mini-Granteve
  • Kohëzgjatja: 3 muaj (Janar – Shkurt)
  • Qëllimi: Ofrimi i udhëzimeve teknike dhe krijuese për projektet mediatike me ndjeshmëri gjinore

Përgjegjësitë Kryesore:

  • Ofrimi i dy sesioneve mentorimi online në muaj për secilin grup fitues
  • Këshillim në zhvillimin e ideve, skenarëve dhe planit të xhirimeve
  • Mbështetje në post-produksion dhe sigurimin e cilësisë
  • Monitorimi i progresit dhe raportimi periodik

Kualifikimet e Kërkuara:

  • Diplomë universitare në media, komunikim, audiovizual ose fusha të ngjashme
  • Minimumi 5 vite përvojë në prodhimin e përmbajtjes audiovizuale
  • Përvojë në trajtimin e tematikave të barazisë gjinore
  • Aftësi të mira komunikimi dhe mentorimi
  • Njohuri të gjuhës shqipe dhe angleze (e preferuar)

Si të Aplikoni:

Dërgoni CV-në, letrën e motivimit dhe ofertën financiare në emailin awa.albania@gmail.com

Afati i Aplikimit: 4 Nëntor 2024

Për më shumë informacion rreth projektit “Breaking the Moulds – Shaping the Future” dhe rolit të mentorëve, ju lutemi na kontaktoni.

Archives