Përmbledhje
Ky projekt synon të krijojë një hapësirë të sigurt dhe mbështetëse për gratë dhe vajzat në industrinë mediatike, duke fuqizuar rolin e tyre dhe duke promovuar barazinë gjinore. Përmes ndërtimit të një rrjeti mbështetës, avokimit për politika më të drejta dhe zhvillimit të kapaciteteve, projekti ndihmon gratë të kapërcejnë sfidat e diskriminimit dhe ngacmimit në vendin e punës. Me trajnime, mentorime dhe përfshirje në vendimmarrje, synohet krijimi i një peizazhi mediatik më gjithëpërfshirës dhe të ndjeshëm ndaj çështjeve gjinore.
Financuar nga:
British Concil

Objektivat
Rrjeti i Grave në Media – Shqipëri synon të fuqizojë gratë në industri, të nxisë solidaritetin dhe të mbrojë të drejtat e tyre në vendin e punës. Ky rrjet synon të krijojë një hapësirë të sigurt dhe mbështetëse për gratë dhe vajzat në media, duke promovuar një peizazh mediatik më gjithëpërfshirës dhe të ndjeshëm ndaj çështjeve gjinore.
Pikat Kyçe:
Ndërtimi i një rrjeti
Organizimi i aktiviteteve dhe mentorimeve për të forcuar lidhjet mes grave në media.
Avokimi për barazi gjinore
Ngritja e çështjeve si ngacmimi në vendin e punës dhe diskriminimi, duke lobuar për politika më të drejta.
Sisteme mbështetëse
Krijimi i mekanizmave për të ndihmuar gratë dhe vajzat që përballen me sfida në industrinë mediatike.
Promovimi i zërit të grave në vendimmarrje
Përfshirja e grave dhe vajzave në procese vendimmarrëse dhe në krijimin e politikave të mediave.
Ndërtimi i kapaciteteve
Trajnime dhe programe mentorimi për lidership, avokim dhe mbështetje ligjore.