Thirrje e hapur për aplikime për projekte:
Albanian Woman in Audiovisual (AWA) së bashku me partnerët nga Reporting Diversity Network (Rrjeti për Raportimin e Diversitetit), ka hapur thirrjen për aplikime për projekte që synojnë kundërshtimin e gjuhës së urrejtjes dhe përmirësimin e përfaqësimit të diversitetit.
Thirrja është pjesë e Rrjetit për Raportimin e Diversitetit (Reporting Diversity Network – RDN), rrjet i cili është themeluar me qëllimin për të ndikuar me efektivitet në pasqyrimin mediatik të etnisë, fesë dhe gjinisë në Ballkanin Perëndimor. RDN synon të aktivizojë rolin e shoqërisë civile në kundërshtimin e narrativave përçarëse dhe zëvendësimin e tyre me diskurs pozitiv, të nevojshëm për forcimin e marrëdhënieve të mira fqinjësore dhe respektimin e diversitetit social.
Thirrja për propozime publikohet me objektivin e përgjithshëm për të rritur ndikimin e organizatave të shoqërisë civile (OShC-ve) në raportimin mediatik dhe formësimin e perceptimeve mbi etninë, fenë dhe gjininë në Ballkanin Perëndimor.
Objektivat specifike të kësaj thirrjeje janë:
- forcimi i pozicionit të OShC-ve lokale në mbrojtjen e të drejtave të përfituesve të tyre në media;
- ofrimi i mundësive për OShC-të lokale për të ndikuar në përceptimet publike dhe për të reaguar ndaj narrativave urrejtëse dhe polarizuese;
- rritja e numrit dhe cilësisë së mesazheve që përcillen për audiencën me qëllim zvogëlimin e efektit të narrativave përqarëse;
- përmirësimi i dukshmërisë dhe përfaqësimit mediatik të çështjeve që lidhen me të drejtat e grave dhe të minoriteteve;
- rritja e ndërgjegjësimit & të krijuarit e përceptimeve pozitive për të tjerët si dhe promovimi i tolerancës dhe gjithëpërfshirjes në rajon.
Llojet e aktiviteteve që janë të pranueshme për financim (lista është e hapur dhe mund të përfshijë aktivitete të tjera që kontribuojnë në objektivat/qëllimet e përmendura më lart):
- a) Fushata avokuese dhe ndërgjegjësuese;
b) Prodhim i përmbajtjeve mediatike;
c) Krijimi i fushatave që kundërshtojnë narrativat e urrejtjes në sferën publike;
d) Konsultime, tryeza dhe takime me palët e interesuara vendase;
e) Lehtësimi i dialogut politik me palët e interesuara (p.sh. partitë politike, zyrtarë lokalë, komuniteti i ekspertëve, media).
Të gjitha aktivitetet duhet të zhvillohen në Shqipëri.
Afati kohor i projektit është maksimumi nëntë muaj.
Buxheti i përgjithshëm për programin është 30,000 EUR për çdo shtet. Siç është paraparë në Program, Albanian Woman in Audiovisual (AWA) do të mbështesë pesë projekte, ndërkaq grantet individuale variojnë nga minimumi 5,000 EUR deri në maksimumi 7,000 EUR.
Organizatat e shoqërisë civile që aplikojnë duhet të plotësojnë kriteret e mëposhtme:
- të jenë të regjistruara në Gjykatë dhe të kenë shlyer të gjitha detyrimet ligjore;
- të kenë përvojë në fushën e diversitetit dhe/ose gjuhës së urrejtjes;
- të jenë drejtpërdrejt përgjegjëse për përgatitjen dhe menaxhimin e projektit;
- të mos kenë llogari bankare të bllokuara;
- të mos jenë përfitues të fondeve të Programit për Shoqërinë Civile dhe Median të BE-së për Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë për periudhën 2021–2023 (IPA III), linja buxhetore: 15.020101.01;
- Organizatat mund të paraqesin vetëm një propozim projekti në kuadër të këtij programi, si aplikant apo partner.
Mirëpresim aplikime nga lloje të ndryshme të organizatave të shoqërisë civile, si: organizata grassroots, organizata anëtare të rrjeteve në shkallë më të gjerë që veprojnë në nivel kombëtar ose rajonal, media të themeluara si OShC etj.
Partneriteti me media lokale do të konsiderohet përparësi dhe do të vlerësohet me pikë shtesë.
Një trajnim një-ditor mbi rregullat dhe procedurat e zbatimit të granteve të BE-së do të organizohet për përfituesit e përzgjedhur të granteve. Trajnimi do të mbulojë tema si: menaxhimi i projektit, rregullat për dukshmërinë, raportimi financiar, etj.
Për më tepër, Organizatat e përzgjedhura do të mbështetën përmes një program mentorimi, i cili do ju vijë në ndihmë përgjatë zhvillimit të fushatave mediatike kreative për të rritur ndërgjegjësimin e publikut si dhe për menaxhimin e aktiviteteve të projektit.
Ftojmë të gjitha organizatat e interesuara të plotësojnë (bashkëlidhur) formularin e aplikimit si dhe formulain e buxhetit.
Afati për dorëzimin e aplikimit është: 31 maj.
Nëse keni pyetje shtesë, ju lutemi kontaktoni në adresën: awa.albania@gmail.com deri më: 9 maj.
Ju lutemi, aplikimet tuaja duhet t’i dorëzoni në adresën: awa.albania@gmail.com deri më: 31 maj.
Kriteret e vlerësimit të aplikimeve:
- Përputhja e propozimit në raport me objektivat e Thirrjes për Propozime si dhe rëndësia e propozimit në përmbushjen e nevojave të grupeve të synuara; (30 pikë)
- Efektiviteti dhe realizueshmëria e projektit – lidhje të qarta dhe koherencë mes objektivave, rezultateve të parashikuara, aktiviteteve të propozuara dhe strategjisë; (20 pikë)
- Kapaciteti financiar dhe operacional për të zbatuar në mënyrë të pavarur aktivitetet e propozuara – duhet të vërtetohet një nivel bazik i kapacitetit organizativ dhe menaxherial; (20 pikë)
- Ndikimi dhe përfshirja e palëve të interesit – propozimet duhet të jenë të realizueshme dhe treguesit objektivisht të verifikueshëm (numri i qytetarëve që do të përfshihen në aktivitet); (10 pikë)
- Përfshirja e grupeve vulnerabël dhe e çështjeve gjinore – propozimet duhet të marrin në konsideratë nevojat e grupeve vulnerabël; (5 pikë)
- Qëndrueshmëria – propozimet që sqarojnë qartë se si projekti i propozuar lidhet me planet dhe aktivitetet e ardhshme të organizatës; (5 pikë)
- Buxheti dhe kostot në raport me efektivitetin – raporti ndërmjet kostos së parashikuar dhe rezultateve të pritshme duhet të jetë i kënaqshëm; (10 pikë)
Komisioni i Vlerësimit do t’i kushtojë vëmendje diversitetit gjeografik dhe tematik të granteve, duke respektuar parimet e mundësive të barabarta dhe gjithëpërfshirjes.
Shënim: Albanian Woman in Audiovisual mund të kërkojë dokumentacion shtesë jo më vonë se tetë ditë pas afatit të aplikimit.
Aplikimet do të shqyrtohen nga një Komision i Pavarur i Vlerësimit.