Skip to content Skip to footer

Teknologji te reja, Mendësi të vjetra

Përmbledhje

Ky projekt synon përmirësimin e njohurive dhe aftësive të studentëve të gazetarisë dhe medias për të analizuar përmbajtjet mediatike nga një këndvështrim i barazisë gjinore dhe portretizimit të drejtë gjinor. Përmes diskutimeve, iniciativave praktike dhe edukimit mbi kuadrin ligjor, studentët fuqizohen për të sfiduar dhe adresuar seksizmin në media.

Financuar nga:

Albanian Media Institute

Objektivat

Të përmirësohen njohuritë dhe aftësitë e studentëve të gazetarisë dhe medias për të vlerësuar produktet mediatike nga perspektiva e barazisë gjinore dhe portretizimit të drejtë gjinor

Pikat Kyçe:

Diskutime të hapura

Mbi 100 studentë u angazhuan në debatet e AWA-së mbi seksizmin dhe diskriminimin gjinor në media.

Ndikimi

Diskutimet ndihmuan në ndryshimin e perceptimeve dhe inkurajuan studentët të raportojnë përmbajtjet seksiste.

Iniciativat e studentëve

Krijimi i një videoje ndërgjegjësuese kundër seksizmit në tekstet e këngëve, e cila u shpërnda gjerësisht si model për të rinjtë.

Edukimi mbi kuadrin ligjor

Studentët u informuan mbi boshllëqet ligjore dhe u angazhuan në mbështetjen e reformave për barazi gjinore në media.