Përmbledhje
Projekti do të fillojë me një vlerësim të burimeve ekzistuese në shkolla për të identifikuar nevojat specifike. Pas kësaj, do të hartohet një Plan Investimi për Pajisjet, i cili do të drejtojë blerjen e teknologjisë multimedia. Ekspertë të medias do të krijojnë module të personalizuara trajnimi për të garantuar mësim cilësor për mësuesit dhe nxënësit.
Programet e trajnimit do të zhvillohen për 16 mësues dhe 160 nxënës, duke mbuluar aftësi kyçe në edukimin mediatik, prodhimin e përmbajtjes dhe menaxhimin e mediave sociale. Në përfundim, çdo shkollë do të organizojë shfaqje publike, ku nxënësit do të prezantojnë projektet e tyre, duke nxitur krenarinë dhe përfshirjen komunitare.
“Riformësimi i Rrënjëve përmes Fuqizimit Mediatik” sjell shpresë për Shqipërinë e Veriut, duke u ofruar të rinjve mjete për të transformuar komunitetet e tyre dhe për të promovuar historitë lokale.
Financuar nga:
British Concil

Objektivat
- Të krijohen dhe pajisen me teknologji moderne klube multimedia në nëntë shkolla—dy fillore dhe shtatl të mesme.
- Të zhvillohen aftësi në edukimin mediatik, prodhimin e përmbajtjes dhe përdorimin e mediave sociale për mësuesit dhe nxënësit.
Pikat Kyçe:
Trajnimi i mësuesve
Formim profesional për 16 mësues mbi edukimin mediatik dhe prodhimin e përmbajtjes.
Trajnimi 3-ditor i nxënësve
Zhvillimi i aftësive të 160 nxënësve në media, prodhim dhe menaxhim të përmbajtjes.
Ngritja e klubit të multimedias
Krijimi i hapësirave të dedikuara në 8 shkolla me pajisje moderne.
Krijimi i përmbajtjeve multimediale
Prodhimi i materialeve si video, podcaste dhe reportazhe nga nxënësit.
Marketimi dhe shfaqja publike
Promovimi i përmbajtjeve përmes platformave dixhitale dhe eventeve komunitare.