📍 Tiranë – Durrës – Shkodër
Tre qytete, dhjetëra pjesëmarrës dhe një qëllim i përbashkët: të sfidojnë stereotipet gjinore dhe të fuqizojnë zërin e gruas në media dhe sektorin audiovizual.
Në kuadër të projektit “Breaking the Moulds, Shaping the Future”, Albanian Women in Audiovisual (AWA) zhvilloi tre masterclass-e intensive në Tiranë, Durrës dhe Shkodër, ku morën pjesë të rinj, profesionistë të rinj të medias, studentë dhe krijues të përmbajtjeve digjitale nga zona të ndryshme të Shqipërisë.
🔹 Çfarë ndodhi në masterclass-e?
Në secilën prej sesioneve:
U trajtuan tema si përfaqësimi gjinor në media, fuqizimi i gruas përmes rrëfimit autentik, etikës në gazetari dhe përdorimi i formateve të reja digjitale për ndryshim shoqëror;
U prezantuan studime rasti dhe u zhvilluan ushtrime praktike për të kuptuar ndikimin që stereotipet kanë në përmbajtjen mediatike;
Pjesëmarrësit u inkurajuan të zhvillojnë idetë e tyre për minidokumentarë që adresojnë temat e barazisë gjinore dhe drejtësisë sociale.
🎥 Këto sesione shërbyen gjithashtu si një fazë përzgjedhëse për raundin e dytë të mini-granteve kreative, ku pjesëmarrësit patën mundësinë të aplikojnë për të financuar dhe zhvilluar idetë e tyre në projekt mediatik me ndikim social.
🎙 “Këto masterclass-e nuk ishin vetëm trajnime, por një platformë reflektimi, rrjetëzimi dhe guximi për të ndërtuar një media që përfaqëson të gjithë”, u shprehën mentorët dhe organizatorët.
📌 “Breaking the Moulds, Shaping the Future” zbatohet nga Albanian Women in Audiovisual (AWA) në partneritet me SCiDEV dhe me *mbështetjen e Bashkimit Europian në Shqipëri (@euinalbania).
