









Gratë që mbështesin vajzat: përfundon me sukses programi i mentorimit në kuadër të rrjetit te grave në media
Në një atmosferë bashkëpunimi dhe reflektimi, Albanian Woman in Audiovisual (AWA) shpërndau certifikatat për gazetaret që përfunduan me sukses programin 8-javor të mentorimit, zhvilluar në kuadër të Rrjetit të Grave në Media, një prej shtyllave të projektit “Breaking the Moulds – Shaping the Future”.
Ceremonia përmbyllëse u mbajt më 9 tetor 2025, tek “Qendra e artit Agimi”, ku morën pjesë gazetare, mentore, aktiviste dhe përfaqësuese nga organizatat partnere, në një mbrëmje që bashkoi reflektimin profesional me fuqinë e solidaritetit mes grave në media.
Një rrjet prej 160 grave në media
Në kuadër të projektit “Breaking the Moulds”, rrjeti i Grave në Memdia tashmë përfshin mbi 160 pjesëmarrëse nga e gjithë Shqipëria, të cilat po krijojnë një hapësirë bashkëpunimi, mbështetjeje dhe ngritjeje profesionale për gratë në fushën mediatike.
Në programin e mentorimit morën pjesë 22 gazetare të reja, të cilat u udhëhoqën nga 8 gazetare me përvojë. Mentoret i mbështetën pjesëmarrëset që nga fazat e para të procesit të shkrimit, duke i ndihmuar të zhvillojnë artikuj dhe produkte mediatike që reflektojnë qasje profesionale, etike dhe me ndjeshmëri gjinore.
Gazetaria si hapësirë bashkëpunimi, jo konkurrencë
Programi u fokusua në krijimin e një kulture bashkëpunimi dhe mbështetjeje, ku gratë në media ndajnë përvoja reale mbi mënyrën si paraqiten gratë në media; pasigurinë në tregun e punës; përdorimin e gjuhës së urrejtjes dhe diskriminimit dhe sfidat emocionale dhe profesionale që shoqërojnë punën në redaksi.
Gjatë trajnimit, pjesëmarrëset diskutuan hapur për raportimin etik, respektimin e dinjitetit të viktimave, mbrojtjen e të dhënave dhe ruajtjen e integritetit profesional, duke sjellë reflektime të thella mbi rolin e grave në mediat shqiptare.
Në kuadër këtij projekti, mentoret dhe menteet ishin:
- Esmeralda Keta – me mentee: Inajete Poci, Edja Fecani, Jorida Isufaj
- Esiona Konomi – me mentee: Emi Kalaja, Marsela Myrta, Joana Preja
- Irena Shabanaj – me mentee: Xhezide Gurguri, Belkisa Zhelegu, Ardiana Laska
- Alida Tota – me mentee: Esmeralda Cavo, Marina Sulollari, Flutura Tota
- Doreada Mio – me mentee: Kejsi Rada, Ledina Jakimi, Dea Hasanaj
- Ilda Hoxha – me mentee: Gloria Mollaj, Anisa Peposhi, Amarilda Muça
- Ina Allkanjari – me mentee: Oriada Dajko, Dallandyshë Xhaferri
- Juli Ristani – me mentee: Adelina Onuzi, Eralda Hoxhalli
Këto projekte dëshmojnë se mentorimi nuk ka qenë vetëm proces mësimor, por një laborator i vërtetë krijimtarie dhe bashkëpunimi në terren.
Mentorimi ishte pjesë e projektit “Breaking the Moulds – Shaping the Future” zbatuar nga @awa.alb Albanian Woman in Audiovisual në bashkëpunim me @scidev.center dhe me financim të @euinalbania.
