Përmbledhje
Në Shqipëri, barazia gjinore dhe liria e medias janë ngushtë të lidhura. Kur zërat e grave heshten ose anashkalohen, ato humbasin mundësinë për të shprehur plotësisht veten dhe për të ndikuar në shoqëri. Gratë që punojnë në media përballen me sfida serioze: janë të nënpërfaqësuara, shpesh të padukshme dhe shpesh u mungojnë mbrojtjet bazë, si leja e lindjes dhe sigurimet shoqërore. Ngacmimet—si online ashtu edhe offline—komplikojnë më tej punën e tyre, duke kërcënuar jo vetëm lirinë, por edhe sigurinë dhe dinjitetin e tyre.
“Breaking the Moulds – Shaping the Future”, një projekt nga Albanian Women in Audiovisual (AWA) dhe SCiDEV, me mbështetjen e Komisionit Evropian, synon një peizazh mediatik ku zërat e grave jo vetëm të dëgjohen, por edhe të festohen. Ky projekt nuk ka të bëjë vetëm me përmirësimin e përfaqësimit, por me transformimin e profesionalizmit në media dhe ngritjen e standardeve etike. Në zemër të tij, projekti thekson historitë e grave si pjesë thelbësore të narrativës publike, duke trajtuar çështje si dhuna me bazë gjinore me saktësi dhe ndjeshmëri.
Partnerë:
Financuar nga:
Bashkimi Europian

Objektivat
- 70 gazetarë dhe 100 studentë – të trajnuar për raportim të ndjeshëm ndaj gjinisë.
- 10 histori TEDx, 30 podcaste, 10 filma të shkurtër dhe 10 dokumentarë – të krijuara për të amplifikuar zërat e grave.
- 22 minigrante – të shpërndara për projekte kreative që promovojnë barazinë gjinore.
Pikat Kyçe:
Përmes trajnimeve gjithëpërfshirëse të ndjeshme ndaj gjinisë, mbi 70 gazetarë dhe 100 studentë do të fitojnë aftësi të rëndësishme, duke zhvilluar praktika etike që promovojnë respekt dhe barazi në përmbajtjet mediatike.
Për të frymëzuar ndryshim, AWA do të udhëheqë krijimin e përmbajtjeve me ndikim: 10 video-histori TEDx, 30 podcaste, 10 filma të shkurtër dhe 10 dokumentarë, që sjellin në jetë historitë e grave që përfaqësojnë forcën dhe vizionin.
Një konferencë tre-ditore do të mbledhë aktorët kryesorë për të hartuar politikën e parë të barazisë gjinore për median në Shqipëri, duke vendosur standarde të reja për industrinë.
22 minigrante do të fuqizojnë pjesëmarrësit për të vazhduar prodhimin e përmbajtjeve të ndjeshme ndaj gjinisë, duke thelluar ndikimin e projektit përgjatë 22 muajve.
Me "Breaking Moulds - Shaping the Future", AWA dhe SCiDEV po hapin rrugën për gratë në media, duke krijuar një peizazh më gjithëpërfshirës dhe fuqizues në Shqipëri, ku gratë janë lidere, aleate dhe avokate të ndryshimit.
Aktivitete
Materclass — 70 Gazetarë të Trajnuar
70 profesionistë morën pjesë në sesionet teorike dhe praktike, duke zhvilluar aftësitë dhe njohuritë mbi raportimin me ndjeshmëri gjinore, planifikimin e para-produksionit dhe teknikat e xhirimit. Ditën e tretë, ata realizuan xhirimet dhe post-produksionin e projekteve të tyre, ndërsa në ditën e fundit, rezultatet u prezantuan në një event përmbyllës.
Përveç trajnimit, pjesëmarrësit patën mundësinë të aplikojnë për Mini Sub-Grants, të cilat do t’i ndihmojnë ata të realizojnë projekte audiovizuale me fokus barazinë gjinore.
Evente të tjera

Hapet Thirrja për Studentë
Je student në një nga universitetet: UT-FHF | FSHS | Epoka | Beder | UArt | UET — në Tiranë? Apo në Universitetin “Aleksandër Moisiu” Durrës ose Universitetin “Luigj Gurakuqi” Shkodër?