Skip to content Skip to footer

“Alternative Pathways” – Udhëtim Kreativ në Has për të Rinjtë e Veriut

📍 Krumë, Has – 16 Prill 2025
Nxënës dhe mësues nga 9 shkolla të ndryshme të veriut të Shqipërisë u mblodhën në Has për të kurorëzuar një udhëtim të veçantë tre-ditor në kuadër të projektit “Alternative Pathways”, një nismë që fuqizon të rinjtë përmes edukimit digjital, krijimit të përmbajtjeve multimediale dhe zhvillimit të mendimit kritik.

Përgjatë këtyre ditëve, nxënësit u trajnuan për të identifikuar sfida në komunitetin e tyre dhe për të shprehur zgjidhje përmes mjeteve krijuese – nga video e dokumentarë të shkurtër, tek skenarë e kronika mediatike të prodhuara vetë prej tyre.

🎥 Në eventin final u shfaqën projektet më të mira dhe u ndanë çmime në disa kategori si:

  • Zëri i Ndryshimit

  • Syri i Multimedias

  • Skenari më i Mirë

  • Montazhi më i Mirë

  • Moderatori/ja më i/e Mirë

  • Gazetari/ja më i/e Mirë

  • Ekipi më i Mirë

  • Producenti/ja më i/e Mirë

  • Regjisori/ja më i/e Mirë

Çdo projekt ishte një dëshmi e kreativitetit, përkushtimit dhe pasionit të të rinjve për të bërë ndryshim në komunitetin e tyre.

🎙“U ndamë me emocione, çmime, falënderime e ide për bashkëpunime të tjera – sepse kur fuqizon të rinjtë, fuqizon të ardhmen”, u shprehën organizatorët e projektit.