Skip to content Skip to footer

7 tregime që përmes artit folën për barazinë

7 tregime që përmes artit folën për barazinë

Më 9 tetor 2025, në orën 18:00, Qendra e Artit “Agimi” mirëpriti publikun për një mbrëmje të veçantë premierën e dytë të subgranteve “Breaking the Moulds – Shaping the Future”, një event i realizuar nga Albanian Woman in Audiovisual (AWA) në kuadër të programit të mini-granteve për krijime mediatike inovative.

Ngjarja solli në skenë 7 projekte kreative, që pasqyruan 7 histori, 7 këndvështrime dhe 7 mënyra për të thyer kufijtë e zakonshëm të medias.

 

Një mbrëmje kushtuar fuqisë së tregimit dhe perspektivës femërore

Të mentoruar nga Robert Budina dhe Iris Canaj për më shumë se 3 muaj, projektet e përzgjedhura ishin dëshmi e forcës së zërit krijues dhe guximit për të trajtuar tema sociale me thellësi, ndjeshmëri dhe stil të veçantë artistik.

Mbrëmja u shndërrua në një hapësirë reflektimi mbi rolin e grave në media, raportin mes gjinive dhe mënyrat se si arti dhe gazetaria mund të ndikojnë në ndryshimin shoqëror.

Në program u prezantuan:

  • “Votat e grave në Shqipëri” – nga Fjolla Graçi
  • “Çakmak” – nga Delvis Bejleri
  • “Profesionisti i flakur si leckë” – nga Juli Ristani
  • “Ninulla” – nga Arb Izeti
  • “Territory & Gender: Who shapes our city?” – nga Jetmira Belegu
  • “Zëri i saj” – nga Bitila Shehu
  • “Restart” – nga Aundena Ibro

 

80 pjesëmarrës, 7 rrëfime, një vizion i përbashkët

Në sallë morën pjesë rreth 80 të ftuar, mes tyre gazetarë, artistë, aktivistë dhe studentë të komunikimit, të cilët ndoqën me interes prezantimet dhe diskutimet që pasuan.

Ky event konfirmoi edhe një herë rëndësinë e krijimit të hapësirave të reja për zërat e rinj në media, duke nxitur diversitetin, barazinë dhe inovacionin në tregimin mediatik.

 

Një hap përpara në ndërtimin e një media më kreative dhe gjithëpërfshirëse

“Breaking the Moulds – Shaping the Future” shënon jo vetëm suksesin e mini-granteve të AWA-së, por edhe përkushtimin e vazhdueshëm për të mbështetur projektet që sfidojnë stereotipet dhe frymëzojnë ndryshim.

Nëpërmjet këtyre iniciativave, AWA vijon të ndërtojë ura bashkëpunimi midis artit, gazetarisë dhe aktivizmit, duke nxitur një vizion të ri për rolin e medias në shoqërinë shqiptare.