Skip to content Skip to footer

Thirrja e fundit për MINI-GRANTE

THIRRJET E FUNDIT PËR FINANCIM!

Pas një suksesi të jashtëzakonshëm me 14 produkte audiovizuale që thyen steriotipet dhe ndryshuan narrativat, projekti “Breaking the Mould, Shaping the Future” hap thirrjen e fundit për MINI-GRANTE.

Kush mund të aplikojë?

  • Gazetarë dhe student të gazetarisë

Çfarë mund të realizosh?
Përmbajtje audiovizuale me temat si:

  • Fuqizimi i grave

  • Dhuna me bazë gjinore

  • Barazia gjinore në punë

  • Përfaqësimi i grave në media

  • Gratë në teknologji

  • Pjesëmarrja e grave në politikë

  • Balancimi i roleve në familje

  • Kontributi i grave në biznes

  • Të drejtat e LGBTQ+ dhe shumë tema të tjera

Përfitimet:

  • Financim deri në 2.000 EUR

  • Financim për 9 projekte

  • Mentorë të përkushtuar dhe me përvojë

  • 6 sensione mentorimi për 3 muaj

  • Publikim në platformën e projektit

Mos e humbisni këtë mundësi! Bashkohuni me ne në thirrjen për të sfiduar dhe ndryshuar steriotipet në Shqipëri; pjesëmarrja juaj mund të bëjë diferencën!