Kur gazetaria takon barazinë: Annette Young sjell ekspertizën e saj në Tiranë
Në kuadër të Konferencës Kombëtare “Gratë në Frontin e parë: Forcimi i Medias me Qasje Përfshirëse në Shqipëri”, SCiDEV në bashkëpunim me Albanian Woman in Audiovisual sjell në Tiranë një nga figurat më me ndikim të gazetarisë me lente gjinore në botë: Annette Young.
Young, gazetare dhe aktualisht prezantuese lajmesh në France 24, është e njohur globalisht për programin “The 51 Percent”, i cili prej më shumë se një dekade sjell në qendër histori të grave që po ndryshojnë botën. “Është detyra jonë ta bëjmë të panjohurën të njohur”,- thotë Young, e cila pohon se përmes punës së saj, ajo synon të sfidojë paragjykime që të gjithë i kemi për rolin e grave në shoqëri.
“The 51 Percent” është vlerësuar më çmimin “programi që ka riformësuar botën”. Thelbi i këtij formati është krijimi i një hapësirë të mohuar ndaj vajzave dhe grave, ndonëse ato përbëjnë gjysmën e popullsisë botërore, sikurse vetë titulli sugjeron. Që nga krijimi në vitin 2013, “The 51 percent” mbetet i vetmi në llojin e tij në një rrjet global lajmesh dhe ka frymëzuar versione të ngjashme në kanalet arabe dhe spanjolle të France 24. Nëpërmjet këtij programi, Young ka udhëtuar në mbarë botën, duke sjellë histori të forta mbi barazinë gjinore, të drejtat e grave dhe sfidat sociale që shpesh mbeten të padukshme.
Angazhimi i Young, ndërtuar mbi dëshirën dhe vullnetin për të fuqizuar vajzat dhe gratë përtej vendit të saj të lindjes, Australisë, ka kontribuar pozitivisht në forcimin e pozitës së tyre në Evropë, Lindjen e Mesme dhe Azi.
Puna e saj, përtej “The 51 percent”, është vlerësuar në vazhdimësi. Në vitin 2015, UN Women e përfshiu ndër 20 zërat më frymëzues për gratë në media; në 2018, ajo fitoi medaljen e artë Ricardo Ortega për gazetari televizive dhe në 2023 u vlerësua si ‘Game Changer’ në Global Australian Awards për ndikimin e saj në gazetarinë gjinore.
Pse tani? Pse në Shqipëri?
Masterclass-i zhvillohet në një moment kyç për median shqiptare. “Raportit monitorues të gjuhës së urrejtjes dhe diskriminuese në Shqipëri” për periudhën janar 2024 – qershor 2025, i kryer nga Albanian Ëoman in Audiovisual në kuadër të projektit Reporting Diversity Network (RDN) nxorri në pah të dhëna shqetësuese sa i përket terrenit mediatik dhe përfaqësimit të grave.
Gjetjet e këtij raporti tregojnë se pjesa dërrmuese e incidenteve të gjuhës së urrejtjes dhe diskriminimit targetojnë vajzat dhe grate (40.6%), gjetje e cila nuk është e re pasi edhe këtë vit njejtë si vitet e mëhershme.
“Ky diskurs shfaqet përmes sensacionalizmit, objektifikimit dhe retorikës seksiste, të cilat prodhohen ose amplifikohen nga media”, – shkruhet në raport, ku theksohet se media vendos prioritet argëtimin krahas ndjeshmërisë, në shkelje të Kodit të Etikës së Gazetarëve.
Masterclass-i i Annette Young ofron mjete konkrete për adresimin e këtyre sfidave, duke sjellë përvoja të dëshmuara që mund të përshtaten në realitetin shqiptar.
Young synon të ofrojë për pjesëmarrësit ushtrime praktike se si të zhvillojnë teknikat e story-telling dhe angazhimit të audiencës me lente gjinore, praktika këto të mësuara nga puna e saj 30-vjeçare në terren.
Detajet e pjesëmarrjes
Data: 02/12/2025
Ora : 13:3 – 15:00
Vendodhja: Amantia, Marriott Hotel, Tiranë
Linku i aplikimit: https://forms.office.com/e/t1Q9UdtQjj
Ky aktivitet realizohet në kuadër të projektit “Breaking the moulds – shaping the future”, me mbështetjen e Bashkimit Evropian.
