Skip to content Skip to footer

Thirrje per Mentor

THIRRJE E HAPUR PËR MENTORË:

Fuqizojmë Gazetarët për të Ndërtuar Media që Respektojnë Diversitetin dhe Barazinë

Jeni një profesionist/e me përvojë në gazetari, komunikim, çështje gjinore apo çështje të drejtësisë sociale? Jeni të apasionuar për ndarjen e dijes dhe fuqizimin e brezit të ri të gazetarëve?

Atëherë, ky është momenti juaj për të jetësuar ndryshimin!

Albanian Woman in Audiovisual po kërkojmë mentorë të përkushtuar për të mbështetur gazetarët në rrugëtimin e tyre profesional me synim zhvillimin e shkathtësive si dhe krijimin e artikujve që adresojnë temat më sfiduese dhe të nëntrajtuara në media, përfshirë:

  • Gjuhën e urrejtjes dhe diskursin diskriminues në hapësirën mediatike;
  • Seksizmin në media dhe gjuhën e urrejtjes ndaj grave;
  • Mungesën e përfaqësimit të drejtë të diversitetit – etnik, gjinor, fetar, kulturor;
  • Raportimin për grupet e margjinalizuara në mënyrë të ndjeshme, gjithëpërfshirëse dhe profesionale;
  • Nxitjen e tregimeve me shumë perspektiva, që shkojnë përtej narrativave të njëanshme dhe që kundërshtojnë gjuhën përçarëse me fakte, etikë dhe empati.

🎯 Çfarë do të bëni si mentor?

  • Do bashkëudhëtoni me gazetarët e rinj në procesin e raportimit dhe shkrimit të artikujve;
  • Do t’i mbështesni ato/ata në gjetjen e këndvështrimeve të balancuara dhe shpalosjen e etikës profesionale në trajtimin e temave delikate;
  • Do të ofroni feedback të rregullt dhe këshilla praktike për përmirësim;
  • Do t’i ndihmoni profesionistët me pak përvojë në kultivimin e një gazetarie që i jep hapësirë zërit të të gjithëve – jo vetëm si zanat për të përshkruar realitetin, por për të bashkëbiseduar me Njeriun, Faktet, Rrethanat, Etikën, Arsyet, etj. 

 

Kualifikimet që kërkojmë:

  • Eksperiencë në gazetari, komunikim, apo fushat e të drejtave të njeriut;
  • Aftësi për të mentoruar dhe bashkëpunuar me gazetarët në zhvillim karrierë; 
  • Njohuri mbi çështjet e përfaqësimit, diskriminimit dhe gjuhës së urrejtjes në media;
  • Vlerësim për etikën, barazinë dhe mendimin kritik në komunikim.

📩 Si të aplikoni:

Dërgoni një CV dhe një letër motivimi ku përshkruani përvojën tuaj dhe vizionin për një media sa më gjithëpërfshirëse në adresën:📧 awa.albania@gmail.com 

🗓️ Afati i fundit për aplikim: 28 Prill 2025